LAJMI I FUNDIT:

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, ekspertët e sigurisë: Të shfrytëzohet momentumi i krijuar

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, ekspertët e sigurisë: Të shfrytëzohet momentumi i krijuar

Njohësit e çështjeve të sigurisë po e vlerësojnë shumë pozitive formimin e Grupit punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO, sado që janë skeptik që kjo do të ndodhë së shpejti.

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, vlerësojnë se nisma e tillë është pozitive dhe se duhet të shfrytëzohet momentumi i krijuar pas luftës në Ukrainë.


Ibishi tha për Telegrafin se në këtë grup punues do të ishte mirë të përfshiheshin edhe opozita dhe profesionistë të fushës.

“Përkundër sfidave me të cilat mund të ballafaqohemi gjatë procesit të anëtarësimit, është shumë e mirë ideja e formimit të një grupi të punës. Ky grup i punës është ndërinstitucional, mirëpo fatkeqësisht tek ne nuk ka një përfshirje që është interes i përbashkët për anëtarësim ku do të mund të përfshiheshin edhe opozita, edhe grupet e interesit, ekspertë që japin kontributin”, tha Ibishi.

Sipas Ibishit, iniciativa të tilla janë të nevojshme në këtë kohë, duke marrë parasysh edhe avancimin e madh të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Mendoj që gjithsesi duhet të ketë iniciativa të tilla, që të shfrytëzohet momentumi i krijuar përkundër sfidave të shumta në rend të parë për shkak që FSK-ja ka bërë një avancim të madh në përfshirje edhe në misione paqësore. Janë vlerësuar nga ekipet mbikëqyrëse nga NATO dhe SHBA”, theksoi Ibishi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi

Ibishi po ashtu tha se: “Nëse merren këto pranimet e fundit, sidomos në NATO tregojnë që asnjë prej tyre (shteteve të pranuara) nuk i kanë plotësuar kriteret në mënyrë të plotë ashtu si parashihet me kriteret që janë strikte në pranim”.

“Mendoj që kërkesa duhet bërë, mirëpo në grup duhet të ketë një përfshirje më të madhe. Më shumë kanë njohuri ekspertët e fushës, sesa ata që janë në institucione shpesh. Por, pse jo edhe opozita të jetë e kyçur”, tha Ibishi.

Po ashtu, Ibishi ka kërkuar që sa më shpejt të ketë një kërkesë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme për anëtarësim në NATO.

Nevoja për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe ndikimi që ka lufta e Ukrainës në Ballkan – flet ish ushtaraku Qehaja
Lexo po ashtu Nevoja për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe ndikimi që ka lufta e Ukrainës në Ballkan – flet ish ushtaraku Qehaja

“Ministrja e Punëve të Jashtme, zonja Gërvalla duhet të bëj menjëherë kërkesën zyrtare për anëtarësim, të mos mbetet kjo vetëm një konsulentë e Qeverisë dhe të shkojë pa fund ashtu. Të bëhet vlerësimi paraprak, të bëhet kërkesa e të dërgohet”, theksoi njohësi i sigurisë, Ibishi.

Ibishi theksoi se momenti i krijuar, duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga Kosova.

“Kjo njëkohësisht ka të bëj edhe me pranimin në Këshillin e Evropës, kjo i jepen një shans pari tash Rusia është e suspenduar dhe kjo i jep shans Kosovës se mund të anëtarësohet pasi që edhe aty nuk ka një kundërshtim të hapur për anëtarësim. Mendoj që është një momentum që duhet shfrytëzuar maksimalisht”, theksoi Ibishi.

Kosova nis rrugëtimin për anëtarësim në NATO, themelohet Grupi punues ndërinstitucional
Lexo po ashtu Kosova nis rrugëtimin për anëtarësim në NATO, themelohet Grupi punues ndërinstitucional

Ndërkaq, Kadri Kastrati ka thënë se gjasat janë të vogla që Kosova të anëtarësohet në NATO, por formimi i grupit punues është një iniciativë shumë e mirë.

“Është shumë mirë që Qeveria ka bërë një grup ndërministror për me i ndjekë procedurat që duhet t’i ndjekë Kosova për tu anëtarësuar në NATO. Sa kanë kompetenca edhe sa është kjo reale që Kosova të anëtarësohet në NATO unë mendoj që gjasat janë shumë të vogla për momentin, sepse për tu anëtarësuar në NATO, duhet të plotësohen disa rregulla”, tha Kastrati për Telegrafin.

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati / Foto: Ridvan Slivova

Ai theksoi se këto rregulla janë të përcaktuara nga vet NATO dhe se duhet të ketë konsensus të plotë mes shteteve anëtare në NATO.

“Duhet parlamenti i tyre të votojë, që Kosova si shtet i ri të hyjë në NATO. Pastaj, duhet plotësuar disa kritere që janë për ekonominë e qëndrueshme, pastaj fqinjësi e mirë, e që ne akoma nuk e kemi mbyllur marrëveshjen me Serbinë dhe kemi këtu disa probleme që lidhen me fqinjësi të mirë dhe përcaktimin e kufijve. Duke marrë parasysh të gjitha këto unë mendoj që është akoma herët që Kosova të anëtarësohet në NATO”, tha Kastrati.

Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë

Mirëpo, Kastrati nismën e formimit të një grupi punues që do të punojë në këtë aspekt e sheh si pozitive, duke thënë se mund të bëhet një hap tutje, për të bashkëpunuar me shtetet anëtare.

“Ne mund të bëjmë një hap tutje, duke bashkëpunuar veç e veç me shtete për ndihmë ushtarake, për furnizim me armë e pajisje të ndryshme për ta fuqizuar ushtrinë e Kosovës dhe kjo është diçka tjetër”, theksoi Kastrati.

Sipas Kastratit, duhet të ketë konsensus të plotë pozitë-opozitë për anëtarësim të Kosovës, si në NATO, si në Bashkimin Evropian.

“Një prej objektivave kryesore do të duhej të ishte anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Mendoj se këtu duhet të jetë një konsensus i plotë politik, pozitë-opozitë dhe nuk e shoh ndonjë pengesë në këtë drejtim nga opozita sepse edhe ata janë të pajtimit që Kosova të anëtarësohet në NATO. Është një momentum i mirë, që të shfrytëzohet situata që është krijuar në luftën mes Rusisë e Ukrainës, që Kosova të përshpejtojë anëtarësimin në mekanizmat e sigurisë, qoftë rajonale, e ndërkombëtare”, theksoi Kastrati.

Mbahet mbledhja e parë e grupit punues për anëtarësim e Kosovës në NATO
Lexo po ashtu Mbahet mbledhja e parë e grupit punues për anëtarësim e Kosovës në NATO

Ndryshe, ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur përbërjen e Grupit punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO-s, pas miratimit të vendimit për themelimin e grupit.

Qeveria e Republikës së Kosovës sot miratoi kërkesën e MPJD-së për formimin e Grupit ndërinstitucional për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori