Përveç çmimit të naftës i cili është duke u ngritur në vazhdimësi në Kosovë, ngritje të çmimeve janë duke pësuar edhe produktet ushqimore, duke përfshirë këtu edhe vajin, i cili së fundi nga 1.60 Euro sa ishte ditë më parë, çmimi është ngritur në 3.49 Euro.
Për çmimin e vajit ka pasur reagime të shumta nga qytetarët, të cilët edhe kanë kritikuar ashpër institucionet për mos reagim ndaj rritjes së çmimeve.
Çmimi i vajit në Kosovë duket se është më i shtrenjti krahasuar me shtetet tjera. Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili në një konferencë për media deklaroi se aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.
“Anë e mbanë qytetarët po na njoftojnë se çmimet janë nga 3.49 euro, e jo 3.5 euro. 3 euro e 50 cent do të ishte e rastësishme, por 3.49 euro nuk është e rastësishme kjo përputhje e cila është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorit”, deklaroi Kurti para mediave.
Reagime të shumta për ngritjen e çmimeve u bën edhe nga qytetarët, të cilët në redaksinë e Telegrafit kanë dërguar fotografi duke dëshmuar se çmimi i vajit në vendet e Evropës është më i lirë se në Kosovë.
Lexuesit e Telegrafit njoftuan se një litër vaj në Gjermani kushton 1.79 Euro, kurse në Luksemburg çmimi i një litre vaj kushton 1.49 Euro.
Në Francë, një litër vaj kushton 1.35 Euro.
Në Angli, një litër vaj kushton 1.09 Euro.
Në Norvegji, çmimi i një litër vaj është 2.50 Euro, kurse në Bruksel të Belgjikës çmimi i një litër vaj kushton 1.39 Euro.
Në Finlandë, çmimi i një litër vaj kushton 1.99 Euro.
Në Slloveni, çmimi i vajit 1.69 Euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur