LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i Rusisë, Dzyuba iu reagon lojtarëve ukrainas: Lufta është e frikshme, por nuk ofendohem nga ata që më sulmojnë nga vilat e tyre

Kapiteni i Rusisë, Dzyuba iu reagon lojtarëve ukrainas: Lufta është e frikshme, por nuk ofendohem nga ata që më sulmojnë nga vilat e tyre

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka solidarizuar shumë klube, por edhe ka përçarë lojtarë të këtyre dy shteteve.

Kapiteni i Rusisë, Artem Dzyuba u ofendua rëndë nga lojtarë ukrainas në lidhje me luftën, ku ai ka reaguar në Instagramin e tij.


“Deri më tani nuk doja të flisja rreth temave të luftës në Ukrainë. Nuk kam dashur, jo se kam frikë, por sepse nuk jam ekspert i politikës. Kurrë nuk doja të përfshihesha siç bënë shumë persona së fundmi në internet. Por si çdo njeri tjetër edhe unë kam mendimin tim dhe do ta shpreh atë”.

“Lufta është e frikshme, por jam i shokuar nga agresioni dhe urrejtja e njerëzve. Jam kundër diskriminimit që bazohet nga kombësia. Nuk kam turp që jam rus dhe jam krenar”.

“Nuk e kuptoj pse atletët duhet të vuajnë tani. Jam kundër standardit të dyfishtë. Pse njëra palë duhet t’i ketë të gjitha. Pse njerëzit gjithmonë bërtasin që sporti të jetë jashtë politikës, por kur bëhet fjalë për Rusinë ky princip harrohet plotësisht?”.

“Edhe njëherë, lufta është e frikshme. Në situata të dëshpëruara njerëzit tregojnë fytyrën e vërtetë dhe ndonjëherë negative. Sa shumë mllef dhe zemërim po hidhet në drejtim të popullit rus, pavarësisht profesionit. Ata që shajnë tani, vendosuni në radhë.”

“Është e çuditshme që i dëgjoj këto ofendime, nga njerëz të cilët kanë përfituar nga Rusia. E gjithë kjo krijon vetëm negativitet. Lufta do mbarojë, por lidhjet mes njerëzve do të mbeten dhe do të jetë e pamundur të harrohen. Mbajeni mend këtë”.

View this post on Instagram

A post shared by Artem Dzyuba (@artem.dzyuba)

“Dhe për ata kolegë që ulin prapanicën në vilat e tyre dhe thonë gjëra të ndyra. Kjo nuk na ofendon. Paqe për të gjithë!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori