LAJMI I FUNDIT:

Pochettino: Mendoj se rezultati është pak i ngushtë, por na jep shpresë për Madrid – fitore e merituar

Pochettino: Mendoj se rezultati është pak i ngushtë, por na jep shpresë për Madrid – fitore e merituar

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka dhënë mendimet e tij për fitoren 1-0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

PSG arriti të fitojë me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në Parc des Princes, me golin e vetëm të shënuar nga Mbappe në minutat shtesë të ndeshjes.


“Jam shumë i lumtur për lojtarët që e meritojnë. Mendoj se rezultati është pak i ngushtë, por na jep shpresë për Madrid duke e ditur se do të jetë shumë e ndërlikuar”, ka thënë fillimisht Pochettino.

“Ne e ndërpremë qarkullimin e Real Madridit me presion të mirë, lojën e tyre kolektive me lojtarë të jashtëzakonshëm në mesfushë. Kemi rikuperuar shumë në fushën e kundërt dhe i kemi detyruar të luajnë në fushën e kundërt”.

Kylian Mbappe heroi i PSG-së, shënon në kohën shtesë për fitoren minimale ndaj Real Madridit
Lexo po ashtu Kylian Mbappe heroi i PSG-së, shënon në kohën shtesë për fitoren minimale ndaj Real Madridit

“Na mungonte ndoshta pak agresiviteti në pjesën e tretë të fushës. Kemi bërë një përpjekje të madhe dhe angazhimi i ekipit është shumë i mirë. Ne rrezikuam, por ishim shumë vigjilentë”.

“Është meritë e PSG-së. Kjo na ka ndodhur në një moment, për shembull kundër Manchester Cityt. Me talentin që kemi, ne kemi kontrolluar edhe lojën”.

“Trajnerët janë optimistë nga natyra. Duhet të respektosh Real Madridin dhe atje do të jetë një lojë e komplikuar. Edhe unë jam optimist. Shpresojmë që ne të shfaqim këtë lloj performance dhe ju duhet të gjeni atë motivim të brendshëm për të treguar më shumë nga këto lloj performancash”.

Ancelotti pas humbjes nga PSG: Duhet të përmirësohemi në ndeshjen e kthimit, Mbappe i pandalshëm
Lexo po ashtu Ancelotti pas humbjes nga PSG: Duhet të përmirësohemi në ndeshjen e kthimit, Mbappe i pandalshëm

“Mbappe? Unë kam thënë se ai ka një pjekuri të jashtëzakonshme pavarësisht nga mosha e tij dhe është një nga më të mirët në botë. Unë kam punuar me të për gati një vit e disa muaj, dhe ju e shihni atë çdo ditë, është një nivel i lartë”.

“Ndjeva gëzim për golin e Mbappes por pak dhimbje në hundë sepse Leandro Paredes erdhi dhe më goditi në fytyrë kur erdhi për të festuar. Mendova se kisha thyer hundën”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori