LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti pas humbjes nga PSG: Duhet të përmirësohemi në ndeshjen e kthimit, Mbappe i pandalshëm

Ancelotti pas humbjes nga PSG: Duhet të përmirësohemi në ndeshjen e kthimit, Mbappe i pandalshëm

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur pas humbjes së mbrëmshme (e martë) nga Paris Saint-Germain, duke theksuar se ekipi duhet të përmirësohet në ndeshjen e kthimit, teksa pati fjalë të mëdha për sulmuesin Kylian Mbappe.

Real Madridi u mposht me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, me golin e vetëm të shënuar nga Mbappe në minutat shtesë të ndeshjes.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te Los Blancos, por trajneri Ancelotti është optimist për ndeshjen kthyese, edhe pse sipas tij ekipi duhet të përmirësohet.

Kylian Mbappe heroi i PSG-së, shënon në kohën shtesë për fitoren minimale ndaj Real Madridit
Lexo po ashtu Kylian Mbappe heroi i PSG-së, shënon në kohën shtesë për fitoren minimale ndaj Real Madridit

“Nuk ishte një paraqitje e mirë, ata e meritonin të fitonin dhe ne nuk krijuam shumë, por ndeshja e dytë do të jetë një ndeshje ndryshe”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.

“Jam optimist, edhe pse duhet të përmirësohemi në ndeshjen e kthimit. Na ka mbetur një ndeshje në shtëpi dhe nuk duhet të shqetësohemi për një gol jashtë fushe”.

“Është e qartë se PSG ka një avantazh të mirë, por shpresoj se nuk mjafton për ta”.

Notat e lojtarëve, PSG 1-0 Real Madrid: Mbappe dhe Courtois më të mirët në fushë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, PSG 1-0 Real Madrid: Mbappe dhe Courtois më të mirët në fushë

“I thashë gjyqtarit se ai na ndëshkoi me dy kartonë të verdhë që nuk ishin të qartë”.

“Mbappe është praktikisht i pandalshëm, ne u përpoqëm ta kontrollonim. Militao bëri shumë mirë, por ai gjithmonë mund të dalë me diçka të re dhe ai e bëri atë në minutën e fundit të lojës”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori