LAJMI I FUNDIT:

A do ta dominojnë Mbappe dhe Haaland futbollin siç bënë Messi e Ronaldo? Lewandowski e thotë publikisht: Kjo nuk ka gjasa të ndodhë

A do ta dominojnë Mbappe dhe Haaland futbollin siç bënë Messi e Ronaldo? Lewandowski e thotë publikisht: Kjo nuk ka gjasa të ndodhë

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy futbollistët më të mirë në botë, dy futbollistë që kanë dominuar në vitet e fundit në futbollin ndërkombëtar.

Ylli argjentinas ka fituar shtatë ‘Topa të Artë’, derisa portugezi ka fituar katër të tjerë duke qenë gjithmonë në podium.

Tifozët e futbollit kanë parë magji nga dyshja në fjalë në vitet e fundit dhe vështirë të besohet se do të dalë ndonjë futbollistë që do ta dominojë njësoj futbollin.


Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka folur për ‘France Football’, teksa është pyetur nëse Kylian Mbappe dhe Erling Haaland do të dominojnë futbollin siç bënë Messi e Ronaldo.

Polaku ka thënë se nuk e beson se kjo do të ndodhë, pasi në të ardhmen mund të dalin sulmues të rinj që mund t’i arrijnë norvegjezin e francezin.

Lewa thotë se nuk beson që do të dalë ndokush ta dominojë futbollin për një periudhë të gjatë kohore si Messi e Ronaldo.

“Është e sigurt që i kanë mundësitë Mbappe e Haaland, por ku i dihet ndoshta në dy ose tri vitet e ardhshme do të dalin në skenë sulmues të rinj që mund ti arrijnë”.

“Nuk arrij ta imagjinoj që do të dominojnë skenën e futbollit ndërkombëtar siç kanë bërë Messi dhe Cristiano Ronaldo në 12 vitet e fundit. Të dy këta të fundit kanë fituar gjithçka që mund të fitohej dhe kanë hyrë në histori”, tha Lewa.

Tutje sulmuesi polak tha se në të ardhmen do të ketë shumë futbollistë konkurues për tu shpallur më të mirët në botë.

“Mendoj që në 10 vitet e ardhshme do të ketë shumë lojtarë që do të konkurrojnë për të qenë më të mirët në botë”, u shpreh Lewandowski. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Kalo në kategori