LAJMI I FUNDIT:

Policia po heton vdekjen 56-vjeçarit, që nuk mori trajtimin e duhur në QKMF në Lipjan

Policia po heton vdekjen 56-vjeçarit, që nuk mori trajtimin e duhur në QKMF në Lipjan
QKMF Lipjan

Policia është duke hetuar rastin e vdekjes së një 56 vjeçari nga rrethina e Lipjanit, nën dyshimet se nuk i është ofruar shërbimet mjekësore në urgjencën e QKMF-së në Lipjan.

Vdekjen e 56 vjeçarit e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Sot kemi pranuar informatën, për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në QKUK në Prishtinë. Bëhet fjalë për personin M.G,  mashkull, 56 vjeç  nga rrethina e Lipjanit”, ka thënë Ahmeti.


Ajo ka thënë se me të marrë informatën policia ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

“Megjithë dyshimet e ngritura, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin  dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, ka thënë Ahmeti.

Gënjeu pacientin se EKG nuk është në funksion, suspendohet mjeku i QKMF në Lipjan
Lexo po ashtu Gënjeu pacientin se EKG nuk është në funksion, suspendohet mjeku i QKMF në Lipjan

Ndryshe në media është raportuar se viktima me dhimbje në gjoks kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Lipjan, por aty nuk kishte marrë tretmanin e duhur, pasi mjeku nuk i kishte kryer ekzaminimin EKG.

Pas raportimit të rastit në media, drejtori komunal i Shëndetësisë në Lipjan, ka suspenduar ng puna mjekun e përgjithshëm Faruk Gashi, pasi i njëjti duke neglizhuar punën e ka kthyer prapa një pacient dhe nuk ia ka bërë ekzaminimin EKG duke e gënjyer se aparati është jashtë funksionit.

I moshuari në Lipjan shkon në QKMF me dhimbje gjoksi, aparati i EKG-së nuk funksionon
Lexo po ashtu I moshuari në Lipjan shkon në QKMF me dhimbje gjoksi, aparati i EKG-së nuk funksionon

“Pas konstatimit nga drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë, është suspenduar mjeku Faruk Gashi, mjekë i përgjithshëm, për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit nga Komuna, ky rast do të vazhdojë në procedura të rregullta ligjore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori