LAJMI I FUNDIT:

Chelsea udhëheq garën për De Ligt, Juve kërkon mbrojtës që u përfundojnë kontratat

Chelsea udhëheq garën për De Ligt, Juve kërkon mbrojtës që u përfundojnë kontratat
(Foto: Instagram/mdeligt_)

Chelsea është duke e udhëhequr garën për Matthijs de Ligt, pasi Juventusi mund ta shesë për të grumbulluar fonde.

Pas shpenzimit për transferimin e Dusan Vlahovic nga Fiorentina, Zonja e Vjetër është në kërkim të mbrojtësve të lirë.


Calciomercato.com raporton se Juve mund ta shesë menjëherë holandezin për të mbuluar shpenzimet prej 67 milionë eurosh (plus tetë milionë të tjera në formë bonusesh) për futbollistin e ri.

De Ligt është vetëm 22 vjeçar dhe ka kontratë deri në vitin 2024, ndërsa Bianconerët e transferuan në vitin 2019 nga Ajaxi për 85.5 milionë euro.

(Foto: Instagram/mdeligt_)

Ai ka një klauzolë në vlerë prej 125 milionë eurosh, mirëpo largimi i tij pritet të ndodhë për një shumë më të vogël.

Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute
Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen janë opsione të Juventusit, pasi kontratat e tyre me Chelsean skadojnë në fund të sezonit.

Alessio Romagnoli (Milan) dhe Niklas Sule (Bayern Munich) janë alternativa tjera për bardhezinjtë, pasi po ashtu iu përfundojnë kontratat në muajin qershor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori