LAJMI I FUNDIT:

Dybala flet për situatën te Juventusi: Kanë ndodhur shumë gjëra, preferoj të mos flas – bisedimet për kontratë në shkurt

Dybala flet për situatën te Juventusi: Kanë ndodhur shumë gjëra, preferoj të mos flas – bisedimet për kontratë në shkurt

Paulo Dybala ka folur pas ndeshjes me Udinesen për fitoren, por kur u pyet për kontratën e re me klubin e Juventusit, ai tha se: “ndodhën shumë gjëra për të cilat preferoj të mos flas”.

La Joya e hapi rezultatin në fitoren sonte 2-0 ndaj Udineses në Torino, por në mënyrë të dukshme refuzoi të festonte, duek dhënë edhe një shik drejt tribunës ku qëndrojnë drejtorët e klubit.

Dybala foli për Sky Sport Italia pas ndeshjes dhe disponimi i tij nuk ishte në atë që gazetarët ishin mësuar ta shohin.


“Mendoj se luajtëm mirë, duhet të përpiqemi të jemi më të qëndrueshëm pasi shënojmë gola, pasi shumë shpesh shënojmë dhe më pas fillojmë të mbrohemi më shumë, kemi frikë nga sulmi dhe nuk mund të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.

“Ne jemi Juventusi, sigurisht që jemi në garë për vendet e Ligës së Kampionëve dhe duhet të përpiqemi të fitojmë. Ne nuk po luajmë futboll të mirë, por kjo nuk është forca jonë, ndaj duhet të fokusohemi te uria dhe të përpiqemi të vrapojmë më fort se kushdo tjetër”, deklaroi ai për ndeshjen.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1482444459321212936

Dybala u pyet për shikimin drejt tribunës dhe mos festimin e tij të zakonshëm.

“Kam ftuar një shok dhe nuk munda ta shoh. Ka shumë njerëz atje lart dhe nuk e gjeta”.

“A duhet t’ju besojmë? Nuk e di, kjo varet nga ju. Ka pasur shumë histori dhe kanë ndodhur shumë gjëra për të cilat preferoj të mos flas”, deklaroi ai.

Dybala ka qenë i lidhur me Tottenhamin, Barcelonën dhe rivalët kryesorë të Juves, Interin.

“Nuk kam pse t’i dëshmoj asgjë askujt. Jam në dispozicion të trajnerit dhe klubit. Kontrata ime? Klubi ka thënë se do të flasim për këtë në shkurt”, deklaroi Dybala. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori