Analistët thonë se ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe presidenti Joe Biden janë nga zyrtarët e pakët që kanë mbetur në SHBA si njohës të mirë të realitetit në Kosovë e Ballkan.
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka marrë zyrtarisht detyrën në Kosovë.
Në ditën e parë të punës si ambasador Hovenier ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në “Debat Plus”, analistët kanë komentuar për profilin e Hovenier dhe veprimet e tij të para.
Astrit Gashi thotë se pa iniciativë direkte të SHBA-së në raport me dialogun nuk mund të ketë ndonjë lëvizje të madhe.
“Bashkimi Evropian momentalisht nuk ka në dorë asnjë instrument për të lëvizur diçka në dialog…SHBA mund të ndërhyjë për të lëvizur procesin. Ndryshe ambasadori i ri amerikan është njeri që e njoh mirë Kosovën dhe ka participua në negociatat e Vjenës. Ka ndihmuar delegacionin e Kosovës. Ndoshta ky është personi i duhur në interes të Kosovë dhe treni i fundit i miqve të Kosovës në SHBA bashkë me Bidenin”, deklaroi Gashi.
Imer Mushkolaj thotë se Hovenier është njeri që e njeh mirë Kosovën dhe rajonin.
“Edhe emërimi i Christpher Hill-it si ambasador në Serbi tregon se SHBA dëshiron një dinamikë të re në dialog. Bashkimi Evropian po tregohet i pafuqishëm për të çuar përpara dialogun”, deklaroi Mushkolaj, përcjell Telegrafi.
Ndërsa Visar Ymeri thotë se Hovenier qëllimisht bëri homazhe te shtatorja e Rugovës.
“Me këtë vlerësim të figurës së Rugovës dërgoi sinjalin se SHBA do ta mbështesë një qasje si të Rugovës në dialog”.
Ymeri thotë se SHBA ka dhënë sinjale se nuk do të tolerojë qasje desktruktive në Ballkan.
“Intervenimi më domethënës ishte shpallja non-grata e disa të korruptuarve dhe ngrirja e aseteve të Dodikut. SHBA nuk do të lejojë eskalimin e situatës në Bosnjë…BE gjithmonë në Ballkan për siguri ka pasur rol dytësorë pasi vetëm SHBA ka pasur fuqi politike e ushtarake për t’i zgjidhur problemet”.
Ymeri thotë se Amerika me ndërtimin e bazës ushtarake në Shqipëri po e trajton Ballkanin me një qasje tjetër.
“Fuqizimi i Rusisë dhe Kinës në Ballkan ka sjellë një kundër reagim të SHBA-së përmes Shqipërisë. Ky është një shans i mirë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Ndoshta ky është treni i fundit për ne pasi mund të vijë dikush tjetër në SHBA që ka më pak ndjeshmëri ndaj nesh”.
Vehbi Kajtazi thotë se bota ka ndryshuar dhe ka shumë zhvillime në botë që Kosova më nuk shihet me ndonjë prioritet.
“Dialogu Kosovë Serbi më shumë shihet në aspektin e sigurisë së në raportet politike”, deklaroi Kajtazi.
Edhe Ylli Hoxha ka vlerësuar figurën e ambasadorit të ri amerikan ën Kosovë.
“Jo vetëm te ne, por edhe në rajon SHBA ka dërguar personalitete që e njohin situatën. Ballkani tashmë e ka rritur peshën gjeopolitike dhe BE do t’i ketë në vëmendje./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Buja kërkon mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët