LAJMI I FUNDIT:

Edouard Mendy dhe Kalidou Koulibaly rezultojnë pozitiv me COVID-19 pas testeve te Senegali

Edouard Mendy dhe Kalidou Koulibaly rezultojnë pozitiv me COVID-19 pas testeve te Senegali

Portieri i Chelseat, Edouard Mendy dhe mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly ishin në mesin e një grupi të lojtarëve të Senegalit që rezultuan pozitivë me coronavirus, pas bashkimit me kombëtaren për Kupën e Kombeve Afrikane në Kamerun.

Mendy, kapiteni Koulibaly dhe sulmuesi Famara Diedhiou dhanë rezultate pozitive të shtunën në testimin e detyrueshëm për skuadrën e Senegalit 48 orë përpara ndeshjes hapëse të Kupës së Afrikës kundër Zimbabve.


Njoftimi zyrtar erdhi nga vetë  Federata e Futbollit të Senegalit, përcjell Telegrafi.

Të tre lojtarët do të përjashtohen nga ndeshja e së hënës, përveç nëse testimi i mëpasshëm vërteton se ata kishin një test ‘pozitivë të rremë’

Senegali, i cili është një nga favoritët e titullit në Kupën e Afrikës, tashmë kishte tre lojtarë të tjerë dhe gjashtë anëtarë stafit të ekipit, në testin pozitiv për virusin përpara se skuadra të nisej nga Dakar për në Kamerun të mërkurën.

Testi pozitiv i Mendyt ngriti shqetësime për yllin e Senegalit, Sadio Mane, i cili fluturoi për në Dakar nga Britania e Madhe së bashku me Mendyn në një avion privat me qira.

Fotografitë treguan dyshen e Ligës Premier të ulur afër njëri-tjetrit në fluturim dhe pa maskë në fytyrë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori