Dy gra u vranë nga bashkëshortët e tyre gjatë vitit të kaluar. Burrat në dhjetëra raste që nga paslufta, kanë mohuar të drejtën e jetës së grave. Me qindra raste të tjera janë raportuar për dhunë në familje. Hallka e zinxhirit të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë po dështon në parandalimin e këtyre rasteve.
Organizatat që mbrojnë të drejtat e grave dhe Avokati i Popullit fajësojnë institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në trajtimin e tyre, duke mos reaguar para se të përfundojnë me fatalitet.
Në mars të vitit të kaluar, Sebahate Sopi dyshohet se u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj. I njëjti më pas i mori jetën edhe vetës.
Disa muaj më pas, në gusht, Kosova u trondit nga një tjetër ngjarje. Në derën e Spitalit të Ferizajt u la trupi i pajetë i 18-vjeçares, Marigona Osmani. Ajo dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, 11 vjet më i vjetër, pasi nuk i përballoi dot keqtrajtimet që iu bënë dy ditë rresht. Pas dy ditësh në arrati, partneri i të ndjerës u prangos në një fshat të Ferizajt.
Përveç këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2021 u shënua edhe një rast i vrasjes së një gruaje nga motra e saj.
“Si pasojë e dhunës në familje gjatë periudhës janar-nëntor 2021 kanë humbur jetën gjithsej tri gra. Policia e Kosovës rastet e dhunës në familje i trajton me seriozitet dhe prioritet të lartë ku në kuadër të Policisë së Kosovës janë ngritur sektor të veçantë me njësi të veçanta në kuadër të tyre punojnë policë hetues që kanë trajnime të përfunduara të niveleve të ndryshme”, deklaron kapiten Arsim Shala, i cili është shef i sektorit kundër Dhunës në Familje në Policinë e Kosovës.
Adelinë Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se këto raste do të mund të parandaloheshin, nëse do të kishte reagim më të duhur institucional gjatë trajtimit të tyre kur gratë kanë kërkuar mbrojtje dhe mbështetje.
“Një grua e re e moshës 18-vjeçare, përfundoi me fatalitet për shkak se fatkeqësia e saj është se pati për partner një kriminel, i cili para se të takohej me të veç kishte qenë i njohur për të gjitha institucionet në Komunën e Ferizaj, për institucionet e mbrojtjes, policinë, Prokurorinë. Kuptuam që ai kishte pasur mbi 100 vepra penale të shkaktuara. Dhe në qoftë se ai do të merrte një dënim paraprakisht në kohën kur i ka shkaktuar të gjitha këto vepra dhe ka pasur kërcënime për vrasje, vepra që do ta kishin mbajtur deri në pesë vjet në burg nëse legjislacioni do të funksiononte si duhet, dhe ndoshta e kishte parandaluar që ai të binte në kontakt me të ndjerën”, tregon ajo.
Dhunë institucionale e quan neglizhencën që po u bëhet këtyre rasteve, drejtoresha e organizatës për drejtësi dhe barazi Inject, Luljetë Aliu. Ajo thotë se përgjegjësia për këto tragjedi u takon institucioneve.
“Rastet që kanë përfunduar me fatalitet këtu unë shpeshherë e kam theksuar që një pjesë e madhe e përgjegjësisë iu bie institucioneve. Dhuna institucionale që ka qenë edhe një term që e kemi diskutuar shumë në vitin 2018, kur kemi organizuar protestat për shkak të rastit të Valbonës, ka qenë një përpjekje për të ngritur vetëdijen e institucioneve. Se çfarë ndodhë me neglizhencën, me vonesat në gjykata, është dhunë institucionale. Është shkelje e të drejtave të njeriut kur institucioni nuk i kryen detyrat e tij siç duhet dhe çalon në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve që ju takojnë me ligj, kjo është dhunë që institucioni i bën qytetarit”, shprehet Aliu për KosovaPress.
Më tej, derisa flet për rastin e të miturës nga Ferizaj, Adelinë Berisha shton se ajo u vra brutalisht dhe për këtë nuk raportoi askush nga fqinjët.
“Për të mbërritur tek ajo vrasje, dy personat që e kishin shkaktuar, kanë përdorur mjete të ndryshme. Çdo gjë na bën të besojmë se ka pasur zhurma, ka pasur klithma, ka pasur thirrje për ndihmë nga viktima. Por askush nga fqinjët nuk ka reaguar për t’i dalë në ndihmë të ndjerës edhe po mendoj që edhe në këtë aspekt ne si qytetarë kemi gisht në këto vrasje. Kemi gisht në këtë ushtrim të dhunës që nuk po bëhemi zëri i viktimave që të dënojmë veprat e këtyre ushtruesve të dhunës”, shton Berisha, duke theksuar se viktimat gjatë raportimit po paragjykohen nga policia.
Shteti del të jetë përgjegjës edhe në rastin e Sebahate Sopit në lagjen “Emshir” të Prishtinës, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj deklaron se në këtë rast ka munguar kujdesi dhe përgjegjësia për mbrojtjen e viktimës.
“Ne gjatë këtij viti kemi pasur fatkeqësisht disa raste me humbje jete të qytetarëve tanë, si pasojë e dhunës në familje. Dhe rasti që dua të përmend unë sot këtu, i cili padyshim përveçse ka ngritur shqetësim ka adresuar konkretisht edhe rekomandim për shtetin se si duhet të zgjidh çështjet që lidhin me dhunën në familje që të mos përsëriten këto raste, ka qenë rasti i ‘Emshirit’, rasti ‘Sopa’. Në cilën rast ne kemi analizuar dhe pas hetimeve ka dalë që shteti është përgjegjës dhe nuk ka arritur të përmbush përgjegjësitë pozitive në raport me qytetarët kur janë viktima të dhunës në familje. Në këtë rast ka munguar kujdesi dhe fakti se organet e policisë dhe prokuroria kanë qenë neglizhente dhe sot i kemi dy jetë të humbura të qytetarëve tanë”, deklaron Naim Çelaj.
Edhe gjatë vitit 2020 janë shënuar katër raste të vrasjeve tragjike. Gjatë vitit të kaluar janë organizuar shumë protesta e marshime për reagim institucional dhe dënime të merituara për personat që kryejnë vepra të tilla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: BDI dhe LSDM kanë tentuar ta kthejnë Gruevskin në Maqedoni
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Tripunovski: 80 kantina të verërave nga Maqedonia, promovohen në panairin e Ballkanit të Hapur në Serbi
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë