LAJMI I FUNDIT:

Viti 2022, qyetatarët shprehin dëshirat e tyre – urojnë që të përfundoj pandemia COVID-19

Është një periudhë e veçantë e vitit ku bartë mesazhe urimi dhe gëzimi, ku njerëzit urohen mes vete dhe mbretëron shpresa për një vit tjetër më të sukseshëm dhe me shumë shëndet.

Të gjithë njerëzit  në këtë periudhë afrohen mes vete dhe i shprehin dëshirat e tyre . Edhe qytetarët në Kosovë i kanë planet dhe dëshirat e tyre për Vitin e Ri.


Disa prej tyre treguan për Telegrafin dëshira e tyre për vitin 2022. Në mesin e shumë qytetarëve të cilët shprehën dëshirat e tyre për Vitin e Ri, ishin edhe disa bashkatdhetarë. Dëshira e tyre për 2022  është që së pari të kenë shëndet më shumë lumturi dhe që Kosova të jetë më mirë.

E njëra prej dëshirave kryesore dhe që qytetarët urojnë të bëhet realitet është edhe përfundimi i pandemisë.

“Presim shëndet, lumturi dhe të mira për njerëzit këto i presim. Viti 2021 ka qenë i morë në përgjithëesi por i vështirë për shkak të pandemisë për shkak se kjo ka stagnu shumë gjëra ”, thotë Fatos Maloku.

Fatos Maloku

“Prej vitit 2022 presim që të jetë një vit më i mirë e po ashtu edhe më i sukseshëm dhe të hiqet pandemia dhe të kemi një jetë më të gëzueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës” tha Alban Gashi.

“Planet e mija për 2022 janë shumë të thjeshta që të jemi mirë dhe rehat mes vete, asgjë tjetër. Kurse 2021 ishte mirë por pak me qetë COVID, pak vështirë por shumë mirë ne po kalojmë mirë. E planet janë që verës të vijmë në Kosovë prapë. Ju uroj sukese të gjithë shqiptarëve ”, uroi Berat Rama nga Austria.

Berat Rama

E për gurbetçarët që jetojnë jashtë Kosovës dëshirat nuk janë të zakonshme. Fahri Hyseni që jeton në Suedi thotë që ata presin një bashkim me Shqipërinë, duke shtuar që po kalon shumë mirë për festa në Kosovë.

Fahri Hyseni

“Presim më të mirat për këtë popull dhe për lëtë vend. Unë i kam bë 27 bjet që s’jam në Kosovë. Kurse na presim një bashkim me Shqipërinë. Këtu në Kosovë po kaloj më shumë bukur, unë preferoj që gjithë të vijë në Kosovë. Kosova është vendi jonë ”, tha Fahri Hyseni nga Suedia.

Kurse ka edhe nga ata që vitin 2021 do ta kujtojnë për një mrekulli që ju ka ndodhur.

“E presim një të ardhme më të mirë. Kurse 2021 më kujton lindjen e vajzës mrekullia më e mirë ”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori