LAJMI I FUNDIT:

Momentet më të këqija që u ndodhën klubeve të Ligës Premier gjatë vitit 2021

Momentet më të këqija që u ndodhën klubeve të Ligës Premier gjatë vitit 2021

Lëndimet, çmenduria taktike dhe ‘shitja e shpirtit te djalli’ – këto janë momentet më të këqija të vitit 2021 për çdo klub të Ligës Premier.

Arsenal – Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Ligës së Evropës


Duke humbur 2-1 ndaj Villarrealit pas ndeshjes së parë, Arsenali bëri performancën e tyre ndoshta më të keqe të sezonit në ndeshjen e tyre më të rëndësishme për të barazuar 0-0. Unai Emery ishte njeriu që i dha fund shpresave të tyre për një titull të Ligës së Evropës dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve – një nokaut i ashpër për The Gunners.

Aston Villa – Humbja e Jack Grealish

100 milionë funte do ta kenë lehtësuar disi dhimbjen, por është e vështirë të humbasësh lojtarin, kapitenin dhe një legjendë të klubit. Disa nga tifozët nuk e pranuan fare mirë.

Brentford – Huqja e madhe e Mbeumos

Në fund funksionoi mirë, por Bryan Mbeumo ndoshta do kishte dashur që toka ta gëlltiste pasi humbi një super rast në gjysmëfinalen e play-off-it kundër Bournemouth. Ata ishin duke humbur 1-0 në momentin kur ndodhi huqja e rastit.

Brighton – Thirrjet e tifozëve

“Ne jemi në vendin e tetë në Ligën Premier, por ndoshta na duhet tëmësojmë historinë e këtij klubi”, deklaroi Graham Potter pasi disa tifozë të Brighton vërshëllyen lojtarët pas barazimit të tyre me Leeds. Ishte një mesazh klasik ‘jo i zemëruar, thjesht i zhgënjyer’ për ata që me sa duket ndiheshin shumë fajtorë për të gjithë situatën.

Burnley – Anekdota e Dyches

Dyche u përpoq të gjallëronte një tjetër konferencë shtypi “të mërzitshme” duke i gëzuar gazetarët me anekdotën e tij të famshme. A ka diçka më shumë se ‘duhej të ishe atje’ sesa t’i shpjegosh një grupi njerëzish se dikur ke parë dikë që duket si dikush tjetër?

Chelsea – Chelsea 2-5 West Brom

Callum Robinson e bëri atë gjë ku shënoi kundër Chelseat dhe askush tjetër. Pesë nga 13 golat e pranuara nga Chelsea në 30 ndeshjet e Tuchel në krye sezonin e kaluar erdhën kundër West Bromit të Sam Allardyce. Gati një e katërta e golave ​​të West Brom në Ligën Premier erdhën në atë ndeshje.

Crystal Palace – Lëndimi i Eberechi Eze

“Është pothuajse e pamundur të kuptosh se si ndodhi”, potencoi Roy Hodgson për lëndimin “e frikshëm” të Eze në stërvitje. Ai ishte në formë të shkëlqyeshme përpara se të lëndohej në thembër.

 Everton – Punësimi i armikut

Farhad Moshiri me të vërtetë nuk i jep shumë rëndësi atë që e mendojnë apo duan tifozët e Evertonit. Ose kjo ose ai dëshiron që ata të jenë të pafuqishëm për të ndërhyrë në situata. Këto janë vetëm dy shpjegimet e vetme për zëvendësimin e Carlo Ancelottit me Rafael Benitez.

Leeds – Kalvin Phillips 

Jashtëzakonisht i mirë për Leedsin dhe Anglinë këtë vit. Pa të, Leedsit i mungon ekuilibri, cilësia dhe agresioni.

Leicester – E dreqosi në 15 minutat e fundit të sezonit

2-1 kundër Tottenhamit me 15 minuta kohë, me Chelsean që humbi ndaj Villas, Leicesteri e dreqosi sezonin. Kasper Schmeichel gaboi rëndë, teksa Spurs barazuan, përpara se Leicester gabonte sërish dhe të largohej nga zona e Ligës së Kampionëve në humbjen 4-2.

Liverpool – Gjashtë humbje radhazi në shtëpi

Gjashtëdhjetë e tetë ndeshje të pamposhtura në shtëpi – ecuria e tyre më e gjatë ndonjëherë – e ndjekur nga gjashtë humbje radhazi në shtëpi për herë të parë në Ligën Premier. Ishte e pabesueshme. Ata gjithashtu shënuan vetëm një herë në ato gjashtë takime, në disfatëm 4-1 nga Manchester City.

 Manchester City – Taktikat e Guardiolës në Ligën e Kampionëve

Oh, Pep. Skuadra më e mirë në Evropë kishte fituar Ligën Premier dhe kishte lënë mënjanë Paris Saint-Germain në gjysmëfinale. Por, Guardiola thjesht nuk mund t’i rezistojë një çështjeje taktike. Ilkay Gundogan mbeti i vetëm në mesfushë dhe Chelsea shkoi drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve.

Manchester United – Manchester United 0-5 Liverpool

4-0 në pjesën e parë, dallimi mes dy ekipeve ishte qesharak . United u shpërbë plotësisht ndërsa tifozët mysafirë brohorisnin “Mos e shkarkoni Olen (Gunnar Solsljaer)”.

Newcastle – Shitja e shpirtit të tyre te djalli

Klubi rikuperoi shpirtin e vjedhur nga Mike Ashley dhe ia shiti direkt djallit. Newcastle dikur ishte klubi i dytë i të gjithëve.

Norwich – Promovimi në Ligën Premier

Momenti i tyre më i mirë dhe më i keq i vitit. Askujt nuk i pëlqen të humbasë dhe Norëich humbet shumë ndeshje në Ligën Premier; nuk mund të jetë shumë argëtuese.

Southampton – Manchester United 9-0 Southampton

Kur dhe ndaj cilës skuadër do të humbasë Southampton 9-0 këtë sezon?

Tottenham – Punësimi i trajnerit të 76-të

Rruga të çonte te Antonio Conte, me Nuno Espirito Santo që kishte humbur busullën.

Watford – Ndeshja e parë e Ranierit

Watford është shumë më argëtues nën Claudio Ranierin, por kjo nuk po rezulton të jetë një gjë e mirë. Ju mund t’i shihnit sytë e tij duke u hapur gjithnjë e më gjerë ndërsa Liverpooli i copëtoi ata.

West Ham – Sebastien Haller shënon gola me bollëk për Ajaxin

Pas dhjetë golave ​​në 48 ndeshje në Ligën Premier për West Ham, Haller tani ka 21 në 34 ndeshje të Eredivisie për Ajaxin dhe 10 në shtatë paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Wolves – Të pranosh katër gola në shtëpi ndaj Burnleyt

Të  pranosh katër gola në çdo ndeshje të Ligës Premier nuk është gjë e mirë. Të pranosh katër ndaj Burnleyt është edhe më keq. Të pranosh katër gola në shtëpi ndaj Burnleyt është e turpshme. Mund të kishte qenë lehtësisht gjashtë ose shtatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori