Vetëm javë më parë, SHBA-ja ishte në rrugën e duhur për t’i dhënë fund pandemisë në vitin 2022. Më pas, goditi varianti Omicron – duke i çrregulluar parashikimet e shkencëtarëve.
Varianti i ri i coronavirusit që po përhapet me shpejtësi të madhe tani është përgjegjës për 73 për qind të rasteve në SHBA, një normë të cilën mjeku, Anthony Fauci e quajti “të paprecedentë”.
Tani, disa studiues amerikanë thonë se Omicroni në fakt mund të përshpejtojë kalimin e virusit nga pandemik në endemik.
“Siç kanë thënë të gjithë njerëzit e shëndetit publik, do të rrëmbejë menjëherë popullatën”, thotë Dr. David Ho, një virolog me famë botërore dhe profesor i Universitetit të Kolumbisë “Ndonjëherë një zjarr shumë shpejtë mund të përhapet, por më pas me të njëjtin ritëm shuhet”, transmeton Telegrafi.
Veçanërisht, imuniteti natyror nuk është aq i besueshëm sa imuniteti i mundësuar nga vaksina. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, afërsisht 62 për qind e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar. Vetëm 30 për qind e atyre njerëzve kanë marrë një dozë përforcuese, vendimtare për forcimin e mbrojtjes kundër Omicron.
Omicron është shumë ngjitës, por ndikimi në shtrimet në spital dhe vdekjet është ende i pakonfirmuar nga studiuesit, raporton cnbc.
Dr. Timothy Brewer, një profesor i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë David Geffen në UCLA, është një nga ata ekspertët që mendojnë se “COVID-19 nuk do të zhduket kurrë plotësisht”.
Përkundrazi, njerëzit do të duhet të mësojnë të jetojnë me të. Vaksinimet e rregullta dhe trajtimet me pilula antivirale mund të kombinohen me imunitetin e lindur nga infeksioni për t’i bërë shpërthimet e dukshme më pak të rënda në vitet e ardhshme – jo ndryshe nga mënyra se si mjekët menaxhojnë gripin, një sëmundje endemike sezonale që ka shkaktuar pandemi të shumta gjatë shekullit të kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pamje tronditëse: Sulm brutal me thikë në Mannheim të Gjermanisë, në mesin e të plagosurve edhe aktivisti i njohur anti-islamik
Hamasi thotë se është gati për një ‘marrëveshje të plotë’ nëse Izraeli ndalon luftën
Trump u shpall fajtor – por a mund të përfundojë ish-presidenti amerikan në burg?
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë
Çfarë ndodh tani që Trump është shpallur fajtor?
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?
Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë
Evropa po përgatitet për luftë me Rusinë, pohon kryeministri hungarez
Donald Trump shpallet fajtor
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Donald Trump shpallet fajtor
Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë