LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump shpallet fajtor

Donald Trump shpallet fajtor

Donald Trump është shpallur fajtor për falsifikimin e të dhënave biznesore të kompanisë, duke u bërë ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për vepër penale.

Vendimi u lexua në sallën e gjyqit në Manhatan, ku Trump është në gjyq që nga 15 prilli, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai u deklarua i pafajshëm për të 34 akuzat e falsifikimit të të dhënave të biznesit në lidhje me një pagesë të “parave të heshtura të bëra nga ish-avokati i tij Michael Cohen për yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels në javët e fundit të zgjedhjeve presidenciale 2016.


Juria mori vendimin e saj pas disa orësh diskutimesh, të cilat filluan të mërkurën.

Vendimi vjen pasi Trump është kandidati i supozuar republikan për president i SHBA-së.

Vlerësohet se vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur Trump, kandidati republikan, synon të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë përballë presidentit demokrat Joe Biden.

Trump, 77 vjeç, ka mohuar akuzat dhe pritet të apelojë vendimin.

Ndërkohë raportojnë mediat, Trump ka thënë se “do të vazhdojë të luftojë deri në fund”.

Ish-presidenti ka kritikuar gjithashtu procesin gjyqësor, duke pretenduar se është trajtuar në mënyrë të padrejtë.

“Kjo nuk ka përfunduar”, citohet të ketë thënë ai, përpara se të largohej pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje.

Mediat amerikane njoftojnë se masa e dënimit për ish-presidentin do të jepet në 11 korrik, vetëm disa ditë përpara se Republikanët të vendosin ta zgjedhin atë si kandidat për zgjedhjet e vitit 2024.

Falsifikimi i të dhënave të biznesit është një vepër penale për të cilën parashikohet një dënim me burg deri në 4 vjet, edhe pse prokurorët nuk janë shprehur nëse do të kërkojnë dënim me burg dhe është e paqartë nëse gjykatësi do të caktonte një masë të tillë edhe nëse i kërkohej.

Dënimi, apo edhe burgimi, nuk e pengon Trump të vazhdojë garën për Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori