LAJMI I FUNDIT:

Lazio mendon për krahët e mbrojtjes, pëlqehen Kurzawa dhe Aanholt – Muriqi mund të përdoret për këmbim me këtë të fundit

Lazio mendon për krahët e mbrojtjes, pëlqehen Kurzawa dhe Aanholt – Muriqi mund të përdoret për këmbim me këtë të fundit

Lazio është në kërkim të një mbrojtësi të majtë në janar, ndërsa objektivat e tyre janë Layvin Kurzawa i PSG-së dhe Patrick van Aanholt i Galatasarayt, me Vedat Muriqi që mund të përdoret në këmbim për këtë të fundit.

Me ardhjen me Maurizio Sarrit skuadra e Lazios luan me formacionin 4-3-3, pasi më parë luante në mbrojtje me tre lojtarë ku trajner ishte Simone Inzaghi.


Skuadra ka përdorur disa mbrojtës të majtë përfshirë edhe Manuel Lazzarin deri më tani.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Sarri ka kërkuar përforcime në krahun e majtë në janar.

Objektivi kryesor është Kurzawa, i cili nuk pëlqehet më nga Paris Saint-Germain dhe mund të jetë në dispozicion si huazim me opsion blerje në fund të sezonit.

Por paga e tij shkakton problem për Biancocelestët, kështu që PSG-së do t’i duhet të mbulojë një pjesë të pagave prej 4 milionë euro për sezon.

Kandidat tjetër është 31-vjeçari holandez van Aanholt, i cili aktualisht luan për Galatasaray.

Lazio potencialisht mund ta përdor Muriqin si pjesë të një shkëmbimi, sepse sulmuesi ka dështuar plotësisht të bindë Sarrin.

Muriqi u ble nga Fenerbahce në vitin 2020 për 20 milionë euro, kështu që do të shijonte një rikthim në Turqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori