LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i Sergio Ramos pas kartonit të kuq të parë te PSG

Mesazhi i Sergio Ramos pas kartonit të kuq të parë te PSG

Fillimi i komplikuar i Sergio Ramos në karrierën e tij në Paris Saint-Germain vazhdoi të mërkurën mbrëma, pasi ai u përjashtua nga loja në barazimin zhgënjyes të skuadrës së tij 1-1 me Lorient.

35-vjeçari mori dy kartonë të verdhë në vetëm katër minuta për të parë të kuqin për herë të 27-të në karrierën e tij dhe për herë të parë me fanellën e PSG-së në vetëm ndeshjen e tij të tretë me klubin grancez.


Kartoni i parë ishte një ndërhyrje e lehtë në zonën e kundërshtarëve të tij dhe më pas për të dytin, Ramos e gjeti veten tek një ndërhyrje si lojtari i fundit teksa PSG-ja sulmonte për ta gjetur barazimin.

Nuk vonon shumë dhe vjen kartoni i parë i kuq i Ramosit te PSG, i 27-ti në karrierë
Lexo po ashtu Nuk vonon shumë dhe vjen kartoni i parë i kuq i Ramosit te PSG, i 27-ti në karrierë

Në një farë mënyre, parisienët shpëtuan një pikë në kohën shtesë me golin e Mauro Icardit, duke i lënë ata ende 13 pikë përpara në krye të Ligue 1.

Ramos shkroi një mesazh në llogarinë e tij në Twitter pas ndeshjes, duke i siguruar tifozët se do të përpiqet të mësojë nga gabimi i tij i fundit.

“Sot është një ditë e re për të mësuar; nesër është një ditë e re për t’u përmirësuar. Gjithmonë e tutje!”, shkroi Ramos në profilin e tij.

Ndalimi dhe lëndimi

Ramos duket se do të jetë përsëri jashtë fushës tani me një ndalesë, i cili pa dyshim do të jetë i zhgënjyer pasi më në fund ishte rikthyer sërish në formë.

Lëndimi i tij në këmbë e ka kufizuar spanjollin në vetëm 130 minuta lojë në ligë dhe 45 minuta në Coupe de France këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori