LAJMI I FUNDIT:

Fillon rikthimi i vlerës së lirës turke, brenda një dite rritet për 15 për qind kundrejt dollarit

Fillon rikthimi i vlerës së lirës turke, brenda një dite rritet për 15 për qind kundrejt dollarit

Lira turke shënoi një kthesë të madhe të hënën në mbrëmje, pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan ka prezantuar një sërë hapash që sipas tij do të lehtësojnë barrën e monedhës.

Erdogan ka thënë se do të vazhdojë me një politikë të normave të ulëta të interesit.


Valuta e Turqisë e cila më parë ra me më shumë se 11 për qind kundrejt dollarit, brenda një dite u forcua me rreth 15 për qind, ku aktualisht po tregtohet me 0.0747 dollar.

Duke folur pas një takimi me kabinetit qeverisës, Erdogan tha se masat do të siguronin që qytetarët të mos i konvertonin lirat në valutë të huaj gjatë rënies së kësaj monedhe, përfshirë dhe një premtim për garancinë e depozitave.

Vlera aktuale e lirës turke kundrejt dollarit | Burimi: Investing
Lira turke bie sërish, brenda një dite zhvlerësohet për 6.5 për qind
Lexo po ashtu Lira turke bie sërish, brenda një dite zhvlerësohet për 6.5 për qind

“Me uljen e normave të interesit, të gjithë do të shohim se si do të fillojë të bjerë inflacioni brenda disa muajsh”, ka thënë Erdogan.

Ekonomistët e kanë quajtur modelin e tij të normave të ulëta, të pamatur dhe thonë se inflacioni do të rritet përtej 30 për qind vitin e ardhshëm.

Më 2011, inflacioni kishte rënë për rreth 4 për qind, përpara se të fillonte të rritej gradualisht nga viti 2017. Në nëntor të këtij viti, inflacioni u rrit nga 3.5 në 21.3 për qind.

Gjatë këtij viti, monedha ka humbur rreth 55 për qind të vlerës së saj, përfshirë 37 për qind të vlerës e ka humbur vetëm gjatë 30 ditëve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori