LAJMI I FUNDIT:

Lira turke bie sërish, brenda një dite zhvlerësohet për 6.5 për qind

Lira turke bie sërish, brenda një dite zhvlerësohet për 6.5 për qind

Vlera e monedhës turke bie sërish duke u zhvlerësuar brenda një dite për 6.5 për qind kundrejt dollarit amerikan.

Aktualisht një dollar këmbehet me 17.49 lira, gjë që është vlera më e ulët deri më tani.


Ky zhvlerësim vjen një ditë pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan përsëriti qëndrimin e tij se do të ulë normën e inflacionit, shkruan Telegrafi.

Erdogani ka detyruar Bankën Qendrore të Turqisë që të ulë normat e interesit, pavarësisht se inflacioni ka arritur në mbi 20 për qind. Në anën tjetër, ekonomistët besojnë se kjo politikë mund të bëjë që në muajt e ardhshëm inflacioni të rritet mbi 30 për qind.

Vlera aktuale e lirës turke kundrejt dollarit | Burimi: Investing

Presidenti turk ka përsëritur qëndrimin e tij se normat e interesit shkaktojnë inflacion, duke shtuar se ai nuk të lejojë që turqit të shkatërrohen si pasojë e normave të larta të kredive.

“Herët ose vonë, siç e kemi ulur inflacionin për 4 për qind kur unë erdha në pushtet, do ta ulim sërish. Do Zoti, së shpejti inflacioni do të filloi të bie”, është shprehur Erdogan.

Më 2011, inflacioni kishte rënë për rreth 4 për qind, përpara se të fillonte të rritej gradualisht nga viti 2017. Në nëntor të këtij viti, inflacioni u rrit nga 3.5 në 21.3 për qind.

Gjatë këtij viti, monedha ka humbur rreth 55 për qind të vlerës së saj, përfshirë 37 për qind të vlerës e ka humbur vetëm gjatë 30 ditëve të fundit. /Telegrafi/