LAJMI I FUNDIT:

Lëshimi me qira i 300 qelive, sot nënshkruhet marrëveshja miliona euro mes Kosovës dhe Danimarkës

Lëshimi me qira i 300 qelive, sot nënshkruhet marrëveshja miliona euro mes Kosovës dhe Danimarkës

Sot në objektin e Qeverisë së Kosovës, do të nënshkruhet marrëveshja për 300 qelitë me qira që Kosova do t’ia lëshoj Danimarkës.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.


“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajnë konferencë për media, pas nënshkrimit të një letër-qëllimi me homologët nga Mbretëria e Danimarkës, si dhe një deklarate të përbashkët si zotim i të dy qeverive”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kosova do t’ia lëshojë me qira 300 qeli  burgjeve Danimarkës. Nga kjo marrëveshje, Kosova do të përfitojë 210 milionë euro.

Marrëveshja mes Kosovës e Danimarkës për të burgosurit – 300 qeli me qira për 210 milionë euro
Lexo po ashtu Marrëveshja mes Kosovës e Danimarkës për të burgosurit – 300 qeli me qira për 210 milionë euro

Qendra Korrektuese në Gjilan planifikohet tu jepet me qira danezëve, duke qenë se zyrtarë të lartë të institucioneve korrektuese të Danimarkës në tetor të 2020-s kishin vizituar Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe kjo qendër korrektuese ishte preferuar nga ta.

Marrëveshja është për të burgosurit me 10 vite dënim nga gjykatat në Danimarkë, në të cilën nuk përfshihen vepra të terrorizmit dhe të personave me probleme mendore.

Pas nënshkrimit pritet që marrëveshja të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, si edhe të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare.

Ky projekt synon të lehtësojë mbipopullimin e burgjeve në Danimarkë dhe të jap mundësi që burgjet atje të zgjerohen me 326 vende gjatë periudhës kohore 2022 dhe 2025. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori