LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Banjë të Malishevës, lëndohen dy persona

Aksident në Banjë të Malishevës, lëndohen dy persona
Foto ilustruese

Një aksident trafilu ka ndodhur në aksin rrugor Malishevë – Dule, përkatësisht në Banjë të Malishevës – si pasojë dy persona kanë marrë lëndime.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë Rajonale për Gjakovë Nysret Gjurkaj.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Malishevës, ku njëri prej tyre, për shkak të frakturave, është transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.


Sipas mjekut kujdestar, personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

“Deri tek aksidenti ka ardhur derisa i dyshimti po drejtonte automjetin e tij “Mercedes”, i cili ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Malishevë – Dule dhe kur arrin në fshatin Banjë nuk përshtat shpejtësinë e lëvizjes automjetit, ku rruga është me kthesë dhe humb kontrollin mbi automjetin e tij duke dalë nga shiriti i djathtë në të majtë dhe me pjesën ballore e godet automjetin “Alfa Romeo” që po lëvizte në drejtim të kundërt. Si pasojë e aksidentit në të dy automjetet shkaktohen dëme materiale dhe dy të lënduar”, tha ai.

Prokurori i Shtetit ka autorizuar hetuesit t’i zhvillojnë hetimet dhe rasti të dërgohet në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Salih Mustafës i zbritet dënimi me burgim nga 22 në 15 vite

Salih Mustafës i zbritet dënimi me burgim nga 22 në 15 vite

Drejtësi
Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti

Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti

Drejtësi
Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Lajme
Kurti në veri vendos gurthemele dhe takohet me qytetarë

Kurti në veri vendos gurthemele dhe takohet me qytetarë

Lajme
Lajçak tregon “shqetësimet e Vuçiqit” pas takimit me presidentin serb - thotë se zgjidhjet të gjenden në dialog

Lajçak tregon “shqetësimet e Vuçiqit” pas takimit me presidentin serb - thotë se zgjidhjet të gjenden në dialog

Lajme
KFOR-i deklarohet për hapjen e urës mbi Ibër

KFOR-i deklarohet për hapjen e urës mbi Ibër

Siguri
Kalo në kategori