LAJMI I FUNDIT:

Ligji për vetëqeverisje lokale nuk dihet akoma nëse do të ketë mbështetjen e nevojshme me Badenter

Ligji për vetëqeverisje lokale nuk dihet akoma nëse do të ketë mbështetjen e nevojshme me Badenter

Ndër çështjet që BDI-ja dhe grupi i tyre parlamentar duhet të diskutojë dhe të marrë qëndrim, është edhe Ligji për Vetëqeverisje Lokale i cili pritet të gjendet në seancën e caktuar për ditën e nesërme. Deri tani, nga kjo parti nuk kanë dhënë zyrtarisht një qëndrim të prerë nëse do ta mbështesin atë.

Gjithsesi vota e deputetëve të Frontit Evropian është e rëndësishme, për shkak se ligji miratohet me shumicë të Badenterit, përskaj shumicës prej 2/3. Jozyrtarisht ka zëra se partia e Ahmetit do japë mbështetje, siç bëri me ligjin për riorganizimin e organeve shtetërore.

Një parti tjetër që duhet po ashtu të ndërtojë qëndrim për ligjin është edhe LSDM-ja. Ata kanë premtuar se do ta bëjnë këtë sapo të kenë propozimin konkret.


Ligji është propozim i firmosur nga OBRM-PDUKM-ja, VLEN-i dhe ZNAM-i dhe ai parashikon që të mos organizohen zgjedhje të parakohshme në Komunat me ushtrues detyre, deri në zgjedhjet e rregullta. Më pas partitë duhet të bien dakord për një ligj tërësisht të ri për vetëqeverisje lokale dhe një zgjidhje të përhershme. Nëse ndryshimet e propozuara nuk miratohen, në tre komunat Aerodrom, Saraj dhe Gostivar, duhet të organizohen zgjedhje të parakohshme në fillim të vitit të ardhshëm. Ata kryetar që do të zgjidhen eventualisht në zgjedhje të parakohshme, sipas ligjit aktual në fuqi, do të duhet të gëzojnë mandat deri në zgjedhjet e rregullta, deri në tetor të vitit të ardhshëm.

Aerodromi, Saraji dhe Gostivari janë me ushtrues detyre kryetar, për shkak se ish krerët e tyre të zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta në vitin 2021 morën pozita të reja. Timço Mucunski u bë ministër i Jashtëm, Blerim Bexheti zgjidhi të mbetet deputet, kurse Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori