ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një zjarr ka shpërthyer në parkun pyjor “Gazi Babë”, mes lagjeve Hekurudha dhe Autokomandë.

Rastin e kanë lajmëruar banorë të lagjes Hekurudha, të cilët kanë publikuar fotografi nga parku pyjor, në të cilat shihet tym i dendur.


Në vendngjarje janë dërguar ekipet e Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit.

Deri më tani nuk ka shpjegime shtesë se si ka ardhur deri tek shpërthimi i zjarrit.