LAJMI I FUNDIT:

Zbritja e dënimit për Salih Mustafën, Murati: Nuk mund të zbutet padrejtësia e gjykimit të çlirimtarëve

Zbritja e dënimit për Salih Mustafën, Murati: Nuk mund të zbutet padrejtësia e gjykimit të çlirimtarëve

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë që t’ia zbusë dënimin me burgim Salih Mustafës, nga 22 në 15 vite.

Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nuk ka zbutje dënimi që mund të zbus padrejtësinë e gjykimit dhe dënimit të çlirimtarëve”.

“Lufta çlirimtare e prirë nga UÇK-ja është nën goditje gjithandej. Por aq sa era rrëzon malet, aq kjo furtunë politike mund ta gjunjëzojë luftën tonë të drejtë në raport me historinë dhe me të ardhmen. Dje, sot e nesër me Calin dhe bashkëluftëtarët që gjenden në Hagë”, ka shkruar Murati, transmeton Telegrafi.


Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara në Hagë ia ka shqiptuar një dënim të unifikuar prej 15 vitesh burgim Salih Mustafës, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.

Në njoftim thuhet se “më 10 shtator 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës shqiptoi dënimet individuale ndaj Mustafës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme prej tetë, 13 dhe 15 vjet burgim si dhe ia shqiptoi dënimin e njësuar prej 15 vitesh burgim, duke  llogaritur dhe kohën në paraburgim”.

“Vendimi ka ndjekur udhëzimet e vendimit të Panelit të Gjykatës Supreme të datës 29 korrik 2024, lidhur me kërkesën e Mustafës për mbrojtjen e ligjshmërisë, i cili anuloi dënimin e Mustafës me 22 vjet burgim dhe ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit, thuhet në njoftimin Speciales, transmeton Telegrafi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori