LAJMI I FUNDIT:

Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti

Shkumbin Sekiraqa dhe i akuzuari tjetër deklarohen të pafajshëm për tentim vrasjen e ndodhur në mars të këtij viti

I akuzuari Shkumbin Sekiraqa- djali Salih Sekiraqës (njërit prej të dyshuarve për vrasjen e Premtim Gashit më 1 shtator në Aktash në Prishtinë), është deklaruar i pafajshëm të martën në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë për tentim vrasjen e Pajtim Gashit, (vëllait të tani të ndjerit Premtim Gashi). I pafajshëm është deklaruar edhe i akuzuari Muhedin Haliti.

Pas deklarimit të rreth fajësisë, mbrojtësi i të akuzuarit Sekiraqa, avokati Naser Sopjani tha se heqin dorë nga e drejta për të paraqitur kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, me qëllim që të procedohet më shpejtë me këtë çështje penale.

Me këtë propozim, u pajtua edhe mbrojtësi i të akuzuarit Haliti, avokati Ilaz Rudaku, duke shtuar se heqin dorë nga kërkesa për kundërshtim të provave.


Ndërkaq, gjykatësi Naser Foniqi e refuzoi kërkesën e avokatit Sopjani për zëvendësimin e masës së paraburgimit të të mbrojturit të tij, me arrest shtëpiak.

Gjykatësi Foniqi konstatoi se akoma ekzistojnë shkaqet mbi të cilat ka vazhduar paraburgimin me aktvenidmin e datës 2 të këtij muaji.

Në fillim të kësaj seance, avokati Rudaku kërkoi që të mbrojturit të tij të mos i publikohet emri, por që të paktën të raportohet vetëm me iniciale. Kjo pasi sipas tij, i njëjti punon në institucion publik. Në lidhje me këtë, gjykatësi Foniqi kërkoi që për të akuzuarin Haliti, të mos raportohet me emër.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 28 gusht 2024, ka ngritur aktakuzë ndaj Shkumbin Sekiraqës  (djali i të dyshuarit për vrasjen në Aktash, Salih Sekiraqa), i cili akuzohet për tentim vrasjen e Pajtim Gashit (vëllait të tani të ndjerit Premtim Gashi).

Një person ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur mbrëmjen e 1 shtatorit në lagjen “Aktash” në Prishtinë. Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, rasti ka ndodhur pas përleshjes mes dy grupeve si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme. Këto dy grupe, dyshohet se janë familja Sekiraqa dhe familja Gashi (të njohur si Capat). Nga të shtënat me armë më 1 shtator, i vdekur mbeti Premtim Gashi, ndërsa pesë të plagosurit janë në paraburgim, mes tyre edhe Salih Sekiraqa, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës, më 4 mars 2024, në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë, derisa ishte duke lëvizur me veturë, pronë e të pandehurit Muhedin Haliti, Shkumbin Sekiraqa ishte takuar me personin NN i cili lëvizte me një automjet tjetër në atë rrugë. I pandehuri Sekiraqa për arsye të panjohura, me dashje dhe me qëllim që të privojë nga jeta të dëmtuarin Pajtim Gashi, pas bisedës me NN personin, i vihen pas të dëmtuarit Gashi, dalin nga vetura dhe i drejtohet me fjalët “Paja shoq a po me njeh mu”.

Aktakuza thotë se më pas e sulmojnë fizikisht, në atë mënyrë që fillimisht Shkumbin Sekiraqa nxjerrë armën e zjarrit duke shtënë në drejtim të Gashit, e më pas e godet në kokë me kondak të armës, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe një plagë në këmbë të djathtë.

Aty thuhet se i dëmtuari Gashi, edhe pse ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, i pandehuri ka shtënë me armë në drejtim të tij.

Me këtë, Sekiraqa akuzohet se në bashkëkryerje me NN personin, ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

Kurse, në pikën e dytë të aktakuzës thuhet se në ditën, kohën dhe vendin e njëjtë si në pikën e parë të aktakuzës, Sekiraqa me anë të përdorimit të armës në vend publik, ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve. Kjo pasi derisa ka shtënë me armë në drejtim të të dëmtuarit Pajtim Gashi, ka rrezikuar personat e tjerë që ishin në rrugë.

Me këtë, Sekiraqa akuzohet se ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, par.1 të Kodit Penal.

Kurse, në pikën e tretë të aktakuzës, thuhet se në ditën, kohën dhe vendin e njëjtë, i pandehuri Sekiraqa prej kohës së panjohur, ka mbajtur në posedim armën e zjarrit në kundërshtim me ligjin për armët.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

Kurse, Muhedin Haliti akuzohet se me dashje ndihmoi të pandehurin Shkumbin Sekiraqa, duke fshehur provën- veturën e cila ishte pronë e tij (Halitit), të cilën Sekiraqa e ka pasur në shfrytëzim në ditën kritike. Më tej, thuhet se as kryerjes së veprës penale nga Sekiraqa, i akuzuari Haliti e ka fshehur veturën në garazhin e tij dhe kur ishte pyetur nga pjesëtarët e policisë, kishte deklaruar se e ka shitur.

Me këtë, Muhetin Haliti akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380, par. 1 të Kodit Penal

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori