Albumi “Achtung Baby” i grupit U2 u lansua 30 vjet më parë. Por, pse kënga “One” vazhdon të jetë ende e fuqishme? Pjesë të shkrimit të gazetarit Dorian Lynskey, të publikuar në BBC, Telegrafi sjell si më poshtë
Në tetor të vitit 2020, një mësues parisian i quajtur Samuel Paty, u vra nga një ekstremist pasi i shfaqi karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë, teksa fliste për lirinë e shprehjes. Në shërbimin përkujtimor kombëtar të transmetuar nga televizionet, pesë ditë më vonë, arkivoli i tij u transportua në varrezat e Sorbonës nën tingujt e një prej këngëve të preferuara të tij: këngës “One” (Një) të grupit U2 nga viti 1992. Të nesërmen, kënga kryesoi në listat e shkarkimeve digjitale në Francë. “Është një nga ato këngë që në raste të ndryshme ka fleksibilitet të jashtëzakonshëm”, thotë kitaristi i U2-së, Edge.
Albumi “Achtung Baby” doli 30 vjet më parë. Axl Rose i grupit Guns N’ Roses ka thënë dikur se e vlerëson këngën “One” si “një prej këngëve më të mëdha që është shkruar ndonjëherë. E lëshoj këngën dhe thjesht shpërthej në lotë”. Në një edicion special të revistës “Q” të vitit 2003, u votua si kënga më e mirë e të gjitha kohërave. “Nëse do të zgjidhja një këngë që përmbledh gjithçka se kush dhe çfarë jemi, ajo duhet të jetë ‘One’”, ka thënë dikur bateristi Larry Mullen Jr.
Është këngë e fuqishme për shkak të ambiguitetit të përhershëm. Është njëkohësisht e zemëruar dhe e plagosur, e ngrohtë dhe shëruese. Është bisedë e dhimbshme, por mes kujt dhe për çfarë? Është përshkruar si këngë për një grup në krizë, si një martesë që shembet, si babë e bir në mosmarrëveshje, si një vend që po ribashkohet, si një vend tjetër i ndarë dhe si grindje me Zotin, e ndoshta të gjitha këto janë të vërteta. Kush mund të na thotë se çfarë nënkupton në të vërtetë kjo këngë?
“One” është këngë për përçarjen. Të bllokuar dhe të rraskapitur nga suksesi i tyre në fund të viteve 1980, U2 hoqi një fletë nga libri i David Bowiet dhe e kërkoi të ardhmen në Berlin, në Studiot “Hansa”. Në kohën e Bowiet, studioja quhej “Hansa prapa murit “, por tashmë muri ishte zhdukur. U2, producentët dhe inxhinierët e zërit (Brian Eno, Daniel Lanois, Flood) shkuan në Berlin më 3 tetor 1990: Dita e Bashkimit Gjerman. Rrugës për në hotel u përfshinë në manifestimet në rrugë meqë Gjermania u bë përsëri bashkë, pas 41 vjetësh. “Ironia e titullit të këngës ‘One’ është se grupi nuk ishte shumë i afërt me njërin-tjetrin, në atë kohë”, thotë Bono. “Po e ndërtonim murin ,tonë pikërisht në mes të studios ‘Hansa’”.
Bono dhe Edge ishin të vendosur të hiqnin çdo shenjë të “jutuizmit” që ishte grumbulluar gjatë viteve 1980 dhe të nisnin nga e para. Të etur për të eksperimentuar me ritëm-makina, me llupa dhe pada të sintisajzerëve, ata sollën te Mulleni dhe te basisti Adam Clayton demot që ishin paksa si gruv. “Ishim në një territor të paeksploruar”, thotë Edge. “Zakonisht kalonim kohë në dhomat e provave, duke i krijuar idetë së bashku, e në këtë rast po e përdornim studion si mjet shkrimi. Adami dhe Larry ndiheshin të anashkaluar dhe të zemëruar. Seancat ishin të tensionuara dhe niveli i besimit të ndërsjellë nisi të shembej”.
Një këngë ku ata u bllokuan ishte “Sick Puppy”, që u bë “Mysterious Ways”. Një ditë, Edge shkoi në dhomën e kontrollit për ta zgjidhur këtë “bllokadë të krijimtarisë” me disa sekuenca të akordeve për të cilat Lanois tha t’i kombinonte si bazë për një këngë të re. Kitaristi u kthye në dhomën kryesore dhe luajti me kitarën akustike, me Claytonin, Mullenin dhe Bonon që iu bashkuan. U bë e qartë se diçka e veçantë po ndodhte – diçka që e arsyetoi udhëtimin për në Berlin dhe unitetin e grupit.
Gjatë improvizimeve, Bono tentoi të këndojë ca rrokje dhe fjalë të rastësishme, duke e vënë bazën për vinë melodike. “Emocionet janë shprehur në këndim, kështu që kuptimi është aty, por si ta artikulojmë?”, thotë Edge.
“Më pëlqen ta nis një këngë nga gjysma e bisedës”, thotë Bono. “Ashtu si me dialogun, shpesh e gjen veten duke folur më shumë përreth temës sesa përmes saj”. Rreshtat e parë dolën shpejt: “A po bëhet më mirë apo ti ndihesh njësoj?/ A është më lehtë tash për ty që ke kë për ta fajësuar?” Refreni doli nga një shkëmbim bisede mes Bonos dhe Dalai Lamës i cili e kishte ftuar grupin U2 në një koncert bamirësie të quajtur “Oneness”. Bono refuzoi me mirësjellje, duke e nënshkruar letrën: “Një, por jo të njëjtë. Bono”. “Ndoshta kënga funksionon sepse nuk bën thirrje për unitet”, thotë ai.
Bono këndon nga gjendja e rraskapitur. Mjë këngë plot zhgënjim, zemërim, dhimbje dhe faj nuk mund të zgjidhet me një thirrje të thjeshtë për “një dashuri”.
Në atë kohë, Edge ishte në procesin e ndarjes nga gruaja e tij Aislinn, njëjtë si miku më i mirë i Bonos, Guggi. Kitaristit Edge i shtrohen tri tema për këngën “One” – shkurorëzimi, disharmonia brenda grupit dhe ribashkimi gjerman – dhe pyetet nëse janë të gjitha njësoj të vlefshme. “Po, ka elemente të tilla”, thotë ai. “Një nga temat është të shohësh dhe të shihesh: ta njohësh një person me të cilin nuk lidhesh dhe nuk e kupton plotësisht”.
Bisedat në Berlin i dhanë Bonos diçka për të punuar kur grupi kthehet në Irlandë për të vazhduar punën me albumin “Achtung Baby”. “Po i bënim rifat për skenarët e mundshëm që mund t’i përshtateshin një kënge me këtë intensitet”, thotë Edge. “Ideja e një babai e një biri të ndarë u diskutua teksa teksti dilte nga mjegulla. Bono e zhvilloi një tekst që përmbante më tepër sesa konfliktin dhe zemërimin me të cilin u hap kënga, për çka mendoj se kënga e ka këtë fuqi. Ka evolucion. Nuk rri në një vend. Thuajse mund të ndjeni shkrirjen e akullit midis dy personazheve teksa kënga përparon”.
Aranzhmani gjithashtu evoluoi gjatë vitit 1991. “One” është thelbësore për U2-në, edhe pse Eno nuk e pëlqeu meqë tingëllonte si retro. Edge kaloi nga kitara akustike në atë elektrike për ta bërë muzikën po aq të ngarkuar dhe turbulente sa edhe teksti. “Mund të them se kjo pjesë kishte fuqi dhe gravitacion të caktuar”, thotë ai. “One” nuk mbaroi deri në natën e fundit të sesioneve, 11 muaj pas atij improvizimi të parë në Berlin. “Djemtë po bënin fjalë dhe unë thashë: ‘Djema, e kam këtë ide të mrekullueshme për pjesën e kitarës’”, kujton Edge. “Ishte një rënkim kolektiv në dhomë. Thashë: ‘Ja marrëveshja. Veç një e rame, ju premtoj’. Dhe e bëra. Një e rame dhe u miksua menjëherë. Ishte pjesa e fundit që e bëri këngën”.
Në mënyrë të pazakontë, U2 porositi tri video të ndryshme për këngën “One”, duke kërkuar mesazhin e duhur.
Kënga vazhdoi të evoluonte gjatë turneut “Zoo TV”, pasi Bono prezantoi një varg shtesë. E njohur për adhuruesit si “Hear Us Coming”, i bën Zotit një sërë pyetjesh, duke përfunduar me: “A na dëgjon se si gërvishtemi / A do na detyrosh të zvarritemi?” “Jepte një shans për zemërim dhe fokusi i atij zemërimi lidhet më së miri me fenë”, thotë Bono. Ai një herë ka thënë se kjo e ktheu këngën “One” në “protestë kundër Zotit, nga një besimtar”!
“Jam gjithmonë kureshtar kur njerëzit e lëshojnë në dasmat e tyre”, thotë Edge duke qeshur. “Nuk është festive. Ka falje dhe hir, por është e vetëdijshme sesi gjërat janë të papajtueshme dhe se gjithçka që mund të themi është se nuk do t’ia dalim kurrë të funksionojë kjo. Kurrë nuk do ta kalojmë kufirin dhe nuk do ta kuptojmë njëri-tjetrin. Nuk është kinse po bashkohemi e gjithçka do të jetë mirë. Nuk do të jetë mirë. Nuk do të jemi kurrë njësoj, ose nuk do t’i shohim gjërat në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, mund ta mbajmë njëri-tjetrin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje