Prej Bono Vox-it (kanga “The Fly” e grupit U2, albumi “Achtung Baby”, 1991)
E përkthyeme prej Agron Shalës
S’âsht fshehtsi qi meteorat bien prej qielli
S’âsht fshehtsi qi bota jonë sot âsht n’errësirë
Ata thonë qi Dielli prej Hanës ndojhere errësohet
E ti e di qi unë ty s’t’shoh kur n’dhomë futet ajo
S’âsht fshehtsi qi shoku âsht ai qi ndohjere t’lejon me e ndihmue
S’âsht fshehtsi qi rrenci s’do kujt me i besue
Ata thonë qi fshehtsi asht ajo qi ti ia thue tjetrit n’besë
E pra ti djalë, unë po t’kallxoj
Njeri ka me lutë (Dashni, na po shndritim si)
Njeri ka me u zvarrit (Meteori n’flakë)
Përballë ftyrës s’tejdukshme t’dashnisë (Po biem prej)
Si nji mizë n’mur (Qielli … sonte)
Nuk asht hiç fshehtsi
S’âsht fshehtsi qi ndërgjegjja ndojhere âsht bela
S’âsht fshehtsi qi synimi i kafshon thojt e t’arritunave
Çdo artist âsht kanibal, çdo poet âsht hajn
Krejt e vrasin frymëzimin e për dhimbjen knojnë
Njeri ka me u ngrit (Dashni, na po shndritim si)
Njeri ka me ra (Meteori n’flakë)
Përballë ftyrës s’tejdukshme t’dashnisë (Po biem prej)
Si nji mizë n’mur (Qielli … sonte)
Nuk asht hiç fshehtsi
Dashni, na po shndritim si meteori n’flakë
Po biem prej qielli … sonte
Njeri ka me u ngrit (Dashni, na po shndritim si)
Njeri ka me ra (Meteori n’flakë)
Përballë ftyrës s’tejdukshme t’dashnisë (Po biem prej)
Si nji mizë n’mur (Qielli … sonte)
Nuk asht hiç fshehtsi
S’âsht fshehtsi qi meteorat bien prej Qielli
Gjithsia po shpërthen për shkak t’rrenës së nji njeri
Ngo ti se mue m’duhet me shku, po, se prej ndryshimit u shtera
E janë shumë sene qi ma mirë i kisha bâ, veç me pasë mujt
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI kanë thënë të mençurit...
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Barra naziste e familjes sime dhe dhimbja për Gazën
Romeo dhe Zhulieta: Origjina e dashurisë tragjike
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
Fjalë të urta popullore: Burri është çadra e gruas, gruaja pasqyra e burrit!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi