LAJMI I FUNDIT:

KANGË

KANGË

Poezi nga: Edgar Allan Poe
Përktheu: Jozef Radi

T’pashë në ditë të dasmës tande
nji kuqlim i ndezun t’kish përfshi të tanën,
eh sa lumtunia t’vezullonte përqark
e krejt bota shfaqej si dashni para teje.


Dhe shkreptima digjej n’sytë e tu
(Ndoshta edhe ajo ishte e gjitha imja),
qyshse njajo Bukuri aq e përsosun
i shfaqej përplot dhimbje shikimit tim.

Ishte njaj kuqlim, mendoj, shfaqje vajznie –
aq lehtë binte n’sy se ishte i tillë.
Po njat zjarr krenar, ajo shkreptimë
ah – mjerisht – n’gjoks të tjetër kujt e ndezi

Pse t’pashë në ditë të dasmës tande,
befas ndjeva at kuqlimin tand të ndezun,
eh sa lumtunia t’vezullonte përqark
dhe bota krejt si dashni shfaqej para teje.