LAJMI I FUNDIT:

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë
Ilustrim

Korça është qyteti i shkollës së parë shqipe, është i kulturës, por edhe i fjalëve dhe shprehjeve të veçanta locale. Më poshtë janë disa ato më tipiket që mund t’i dëgjoni vetëm nga korçarët.

Imonik – Shalqi.


Lëpitka – Shapka (papuçe).

Furkulicë – Pirun.

Gardhirop – Dollap (mund të jetë transformimi korçar i gardërobës).

Mashka – Karfica të zeza të holla flokësh (por ju mund t’i mbani flokët edhe me kordhonkë!).

Ziqkë – Peshore dore.

Marauzhgë – Milingonë.

Farashkë – Lopatë e vogël me bisht për të mbledhur mbeturinat.

Peronë – Gozhdë.

Fufu – Furnelë me gaz.

Farashkë – Fshesë me bisht të vogël.

Fiqkë – Kopsë palltoje.

Kokoridhe – Fokët kaçurrela

Rripka – Lidhëse këpucësh.

Feçkë – Çapkëne (me përçmim).

Kukumalkë – Dhè i ngritur si formë mali.

Pezhishkë – Rrjetë merimange.

Koriçkë – Kore buke.

Ziqkë – Mjet që shërben për të peshuar.

Të argalisesh – Të qeshësh si punë e budallait

Ta thëntë prifti majë kokës – Vdeksh!

Mos m’u bëjë si francez/francezkë! – Mos u bëjë sikur nuk di, sikur nuk merr vesh!

Ç’m’i ke bërë flokët si Doktori i Luleve – Kur e tepron me stolisjen e pamjes.

Plaç të rëntë! – Shprehje kur kollitesh!

Të fshiftë mortja! – Mallkim i rëndë!

Ma ke mendjen lulkë – Je tralala nga mendja!

Bobo, moj korbeckë! – Moj e shkretë!

Më ngeli peronkë! – M’u bë fiksim!

Ik se t’u futa me lëpitkë! – Kur ia sjell tjetrit shpirtin në majë të hundës!

Katran me bojë – E bëre lëmsh.

Më je bërë si Xhuvi i Dasmave! – Njeri që futet gjithkund i paftuar!

Boll moj dhaskalicë – Mjaft na shite mend!

Ik me trëndelinë – Për njerëz të lehtë nga mendja.

Ç’më qesh si polic ore – Qesh me vonesë dhe kot!

Ç’më ecën ashtu si Kukja – Ke ecje të keqe, të shtrembët.