Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, tash nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku gjatë intervistës në “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka folur për pozicionin e PDK-së pas zgjedhjeve lokale 2021, për reformën në këtë parti dhe rolin e saj në opozitë. Çitaku ka folur edhe për qeverisjen e Albin Kurtit si dhe ka treguar se cilat janë dështimet e qeverisjes sipas saj.
Politika e jashtme, menaxhimi i pandemisë dhe dorëheqja e gjeneralit Rrahman Rama, sipas Vlora Çitakut, konsiderohen disa nga dështimet e Qeverisë së Kosovës.
Ajo u shpreh se rasti i Ramës është i paprecedentë.
“Ditëve të fundit pamë dorëheqjen e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama. Është e paprecedentë që një situatë e tillë. Ka pasur edhe më herët që janë ndërruar, dikush ka shkuar në pension e dikush dika tjetër. Mirëpo të kërkohet nga komandanti i FSK-së që të shfrytëzoj asetet e FSK-së për operacione policore është shkelje e rëndë. Besoj që çdo gjë është bërë e qartë. Zotëri Rama e don Kosovën, është shërbyes i vyer publik, unë nuk pres që ai të flas. Ministri i Mbrojtjes ka kërkuar nga gjenerali Rama që t’ia jap në shfrytëzim asetet e FSK-së, për operacione policore”, tha Çitaku.
Sipas saj, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka qenë ai që i ka kërkuar gjeneralit Rama asetet e ushtrisë për operacione policore, çka ka sjellë deri në kërkesën për dorëheqje.
“Është shkelje flagrante e Ligjit, por edhe marrëveshjeve me partnerët ndërkombëtar, të cilët e kanë bërë donacionin. Për mua kjo ka qenë jashtëzakonisht shqetësuese sepse është prekur në integritetin e institucionit më kredibil dhe më profesional që ka ndërtuar Kosova në këto 20 vite. Këtë e ka bërë ministri Mehaj, sigurisht ai nuk ka vepruar vetëm, për këtë duhet të ketë përgjigje sepse është cenuar integriteti i institucionit më kredibil i Kosovës”, tha Çitaku.
Po ashtu, ish-ministrja e ambasadorja e Kosovës në ShBA, ka thënë se çështja e emërimit të ambasadorëve në shumë shtete të botës është abstenim nga ushtrimi i politikës së jashtme.
“E mora këtë si diçka më të freskët, sepse ne kemi pasur gjashtë muaj ambasada tona pa titullar. Ky është abstenim nga ushtrimi i politikës së jashtme. Ka pasur edhe situata të tjera, mirëpo nuk është detyra e opozitës vetëm të kritikoj. Nuk do ta marrim modelin e të bërit opozitë siç është bërë deri më tani. Ne e kemi paralajmëruar dhe këtë çështje e kemi të rregulluar edhe me statut. Do të formojmë kabinetin e qeverisjes së mirë, prej nga ne shpresojmë që Qeverisë aktuale, të jemi në gjendje të i ofrojmë jo vetëm kritikë, por edhe alternativë”, u shpreh Çitaku.
Ndërkaq, sa i përket menaxhimit të pandemisë, Çitaku tha se Qeveria nuk ka bërë sa duhet për tu dal në ndihmë qytetarëve të vendit tonë.
“Edhe ky vit ka qenë një vit i rëndë, është dominuar nga pandemia dhe pasojat që ka prodhuar ajo. Fatkeqësisht, këtu si referencë po i marrë vendet e rajonit, fatkeqësisht Qeveria e Kosovës nuk ka bërë sa duhet që t’i dal në ndihmë jo vetëm sektorit publik, mjekëve, por edhe sektorit privat i cili është goditur jashtëzakonisht rëndë në këto dy vitet e fundit”, u shpreh ajo.
Tutje, Çitaku theksoi se vendet e rajonit kanë kaluar tashmë nga tri e katër pako ekonomike, por që në Kosovë nuk është zbatuar as një në plotni.
“Përderisa vendet e rajonit, kanë kaluar nga tri e katër pako të rimëkëmbjes ekonomike, ne mezi e kemi kaluar një e edhe ajo nuk është zbatuar në plotni. Kam qenë vet në Qeveri dhe nuk pres mrekulli nga askush, mirë është që edhe zotëri Kurti e ka parë që as ai nuk mundet me bo mrekulli. Jam racionale dhe dua të jem korrekte në kritikë, por është bërë shumë pak në shërbim të rimëkëmbjes ekonomike”, tha Çitaku.
Ndërkaq, e pyetur nëse partia në të cilën ajo është pjesë, ka kredibilitet që të bëj kritika duke qenë se ka udhëhequr Kosovën për një kohë të gjatë ajo u shpreh se qeverisja e PDK-së i ka pasur të mirat e saj, mirëpo tha se ka pasur edhe mangësi.
“PDK-ja nuk ka udhëhequr Kosovën nga 2007 me kryeministër deri në vitin 2014. Më herët ka qenë në opozitë. Kemi qenë në bashkëqeverisje, por nuk ka qenë vet. PDK-ja ka trashëgiminë e saj, aty ka edhe suksese edhe mangësi, ka gjëra që është dashur t’i bëjmë edhe më mirë. Ka një arsye pse jemi në opozitë. Ne i kemi dëgjuar qytetarët e Kosovës, na e kanë dërgu një mesazh më 14 shkurt”, tha Çitaku. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit