LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje e çuditshme në Serbi: Një burrë hyri me armë në furrë dhe i tha pronarit “më jep dy byrekë!”

Vjedhje e çuditshme në Serbi: Një burrë hyri me armë në furrë dhe i tha pronarit “më jep dy byrekë!”

Pronari i një furre që ndodhet në qendër të Vranjës në Serbi ka denoncuar në polici një tentativë të çuditshme për grabitje.

Sipas tij, një person i paidentifikuar me armë ka shkuar në furrë dhe duke mbajtur dorën në armë, i është afruar pronarit të furrës dhe i ka thënë: “Më jep dy byrekë, unë jam pjesëtar i sigurimit të shtetit dhe paratë do t’i jap nesër”.


Siç ka thënë ai më tej, i dyshuari i identifikuar më vonë ka lënë 100 dinarë në banak dhe ka thënë se nesër do t’i sjellë edhe 140 të tjera.

Pronari i furrës tha se i gjithë rasti nuk ka përfunduar me dy byrekë pasi i njëjti burrë është paraqitur në furrë tre orë pas mesnate dhe i ka kërkuar që t’i jepte një bukë të ftohtë sepse ka një qen në shtëpi.

Madje ai ofroi të tregonte letërnjoftimin e tij zyrtar, të cilën bukëpjekësi e refuzoi.

Siç doli më vonë, ai ishte një “zyrtar i rremë” kishte me vete një armë plastike dhe ishte nën efektin e alkoolit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante

"Përqafoi" mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror

Fun
Një turist  në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Një turist në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Interesante

"Al bën që Mona Liza të këndojë" - videoja ngjall reagime të shumta në internet

Fun
Kalo në kategori