LAJMI I FUNDIT:

E ngacmuan seksualisht në transmetim direkt, gazetarja italiane e sportit ka një mesazh për tifozët e Fiorentinës

E ngacmuan seksualisht në transmetim direkt, gazetarja italiane e sportit ka një mesazh për tifozët e Fiorentinës

Edhe të nesërmen, “plaga” ishte e hapur. “Jam gjithnjë e më e zhgënjyer me atë që më ka ndodhur. Mezi kam fjetur, por mund t’ju siguroj një gjë. Unë kam tashmë, nëse është e mundur, edhe më shumë dëshirë të jem gazetare. Dhe jam gati të kthehem në stadium”.

Telefoni celular i Greta Beccaglia, korrespondentes së televizionit “Toscana TV” jashtë stadiumit të Empolit, së cilës “ia futi duart” në lidhje direkte një tifoz, bie vazhdimisht. Në fakt, ka diçka që shkon përtej ngacmimit që pësoi në lidhje live. Solidariteti dhe fjalët ngushëlluese i vijnë nga të gjitha anët:

“Dua t’i falënderoj të gjithë, nga fjalët e gazetarëve e deri te të gjithë kolegët e mi, pa harruar botën e futbollit. Shumë lojtarë më shkruajnë për të shprehur solidaritetin maksimal. Vetëm pak tifozë e kanë minimizuar çështjen. Kjo që pësova unë uroj të shërbejë në një ditë kaq të rëndësishme për ndërgjegjësimin e dhunës ndaj grave”.


Gjestin, që prej dy ditësh komentohet nga e gjithë Italia, Greta e tregon kështu: “Nuk e besoja se mund të më ndodhte një gjë e tillë. Unë kam qenë korrespondente në shumë stadiume dhe asgjë nuk më kishte ndodhur ndonjëherë”.

“Madje kam raportuar nga dalja e “Bombonera” në Buenos Aires për një ndeshje të Bocas. Dhe, mendoni, praktikisht edhe atje isha veshur njësoj si dje. Edhe kameramani që ishte me mua më tha se nuk kishte parë diçka të tillë në 40 vite. Tani jam në kontakt me policinë, sepse dua t’i shkoj deri në fund kësaj historie”.

Në 20 sekondat që po qarkullojnë në internet shihet shumë: “Unë ndihem ende e frikësuar, nuk do t’i harroj kurrë sytë e njeriut që më përkëdheli vithet. U përpoqa të reagoja me edukatë, sepse jam rritur kështu. Në fakt, mendova për njerëzit që po më shikonin nga shtëpia”.

Videoja e plotë është në fakt shumë më e gjatë. Dhe shumë më tepër ka ndodhur, jo vetëm verbalisht: “Një tjetër person ka prekur edhe pjesët e mia intime. Nuk mund të shpjegoj se çfarë ndjeva, por dua të bëj punën time. Dhe kurrë nuk kam bërë kompromis me askënd” .

Sot, policia e ka identifikuar tifozin e Fiorentinës, i cili pas ndeshjes së 27 nëntorit ndaj Empolit ngacmoi (i futi duart) gazetares Greta Beccaglia, teksa ajo ishte duke raportuar drejtpërdrejt për një emision sportiv. Komisariati i Empolit e identifikoi atë duke kryqëzuar pamjet e marra nga i njëjti televizion me të tjerat.

Hetime të tjera janë duke u zhvilluar. Për momentin nuk po merren masa konkrete, pasi policia është në pritje të raportit të gazetares, e cila ende nuk është paraqitur pranë autoriteteve për denoncim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Parashikimi i çmendur që Ferguson e bëri për Rooneyn në vitin 2004 në fund u realizua

Parashikimi i çmendur që Ferguson e bëri për Rooneyn në vitin 2004 në fund u realizua

Premier League
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Përfaqësueset
Kalo në kategori