Livanda është përdorur për mijëra vjet: Përfitimet e saj për psikikën e njeriut janë të mëdha
Aroma e mirë, ngjyra dhe përfitimet e shumta shëndetësore zbukurojnë livandën
Lulja e livandës dhe vaji i përftuar prej saj kanë një histori të gjatë në mjekësinë bimore, transmeton Telegrafi.
Fjala livandë vjen nga rrënja latine “lavare”, që fjalë për fjalë do të thotë “të lash”. Përdorimi më i hershëm i regjistruar i livandës daton që në Egjiptin e lashtë. Atje, vaji i livandës ka luajtur një rol në procesin e mumifikimit.
Në kohët e mëvonshme, livanda u bë një shtesë e banjës në disa rajone, duke përfshirë Persinë e lashtë, Greqinë dhe Romën.
Këto kultura besonin se livanda ndihmon në pastrimin e trupit dhe mendjes. Shkenca moderne ka konfirmuar shumë nga përfitimet e saj shëndetësore, ndërsa të tjerat janë ende duke u hulumtuar.
Livanda dhe pagjumësia
Livanda dikur rekomandohej për njerëzit që vuanin nga pagjumësia ose çrregullime të tjera të gjumit. Njerëzit mbushnin jastëkë me lule livande për t’u ndihmuar që të pushonin më mirë. Sot, hulumtimet sugjerojnë se thithja e aromës së livandës mund të përmirësojë cilësinë e gjumit. Një studim i vitit 2015 zbuloi se njerëzit që përdornin aromaterapi me livandë ndiheshin të freskët pas zgjimit.
Livanda dhe depresioni
Një studim i vogël i vitit 2016 mbi gratë pas lindjes zbuloi se aromaterapia me livandë parandalon stresin, ankthin dhe depresionin pas lindjes. Të moshuarit që pinin çaj livande dy herë në ditë për 2 javë në një studim të vogël të vitit 2020 përjetuan nivele më të ulëta ankthi dhe depresioni, shkruan Healthline. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë