LAJMI I FUNDIT:

Di Maria për të ardhmen e Mbappes: Ai e di se çfarë drejtimi dëshiron të marrë

Di Maria për të ardhmen e Mbappes: Ai e di se çfarë drejtimi dëshiron të marrë

Nuk ka ende një zgjidhje në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappe te Paris Saint-Germain, me gjasat që ai të bashkohet me Real Madridin në rritje çdo javë që kalon, por tani bashkëlojtari i klubit Angel Di Maria i ka shtuar spekulimet.

Di Maria foli për mediumin RMC Sport në lidhje me të ardhmen e Mbappes, të cilin mund ta shohë të largohet nga Parc des Princes në fund të sezonit.


“Realiteti është se kjo lloj gjëje është një vendim personal. Kylian e di se çfarë drejtimi dëshiron të marrë në jetën e tij, në karrierën e tij si lojtar”, ka thënë fillimisht Maria për RMC Sport.

Marrëveshje të mëdha transferimi, rinovime dhe largime – Real Madridin e pret një janar i ngarkuar
Lexo po ashtu Marrëveshje të mëdha transferimi, rinovime dhe largime – Real Madridin e pret një janar i ngarkuar

“Natyrisht që do të donim t’i thoshim të rinovojë, të mos largohet, por janë vendime personale”.

“Është dhuratë të kesh mundësinë të luaj me të”, ka përfunduar mesfushori argjentinas.

Askush nuk do të ndikojë në Mbappe

As Zinedine Zidane dhe as Lionel Messi nuk do të ndikojnë në vendimin e Mbappes se çfarë hapi duhet të ndërmarrë më pas.

As Zidane dhe as Messi nuk do të ndikojnë në vendimin e Mbappes për të ardhmen e tij
Lexo po ashtu As Zidane dhe as Messi nuk do të ndikojnë në vendimin e Mbappes për të ardhmen e tij

Nga 1 janari i 2022, Real Madridi do të jetë në gjendje të fillojë negociatat me Mbappen, një lojtar që ata e kanë ndjekur që nga fëmijëria e tij.

Për momentin, Mbappe është duke u fokusuar në paraqitjet e tij për PSG-në dhe thashethemet mediatike i ka lënë në plan të dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori