LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: Bashkëpunimi vëllazëror në fushën e mbrojtjes sot rikonfirmohet edhe më fuqishëm

Mehaj: Bashkëpunimi vëllazëror në fushën e mbrojtjes sot rikonfirmohet edhe më fuqishëm

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj është deklaruar pak para fillimit të mbledhjes së dy qeverive shqiptare.

Mehaj ka thënë se  bashkëpunimi  Kosovë-Shqipëri në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, sot do të rikonfirmohet edhe më fuqishëm, transmeton Telegrafi.


“Mbledhja e sotme mes dy qeverive tona, do të jetë një mundësi e re për të rikonfirmuar edhe njëherë synimet tona të përbashkëta në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit tonë vëllazëror në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Me vëllain tim, Ministrin Peleshi kemi përcaktuar objektivat strategjik, të zbërthyer në plan konkret të bashkëpunimit konkret ushtarak për interesat tona të përbashkëta, si dhe në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Tutje, ai ka pohuar se dy qeveritë shqiptare do të jenë së bashku më të fortë.

“Na priftë e mbara dy qeverive, dy ministrive dhe dy forcave tona drejtë vizionit tonë të përbashkët euroatlantik në aleancë të përhershme me SHBA-në. Së bashku më të fortë”, thotë ai.

Ndryshe, sot në Elbasan do të mbahet mbledhja e përbashkët, e shtata me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori