LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Kosova pranohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore

Haxhiu: Kosova pranohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Kosova sot është pranuar në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore EECLM).

Ministrja Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Sot, në Athinë të Greqisë, u mbajt takimi i 17 i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit Evropian për Mjekësi Ligjore (ECLM – European Council of Legal Medicine), ku një ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe aplikimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

“Kosova në këtë takim u përfaqësua nga një delegacion i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) dhe gjatë takimit delegatët e ECLM pasi shqyrtuan dokumentacionin e paraqitur nga IML, konstatuan se Kosova plotëson të gjitha kushtet duke votuar në mënyrë unanime për pranimin e Kosovës brenda familjes së madhe evropiane mjeko ligjore”, ka shkruar Haxhiu, transmeton Telegrafi.

Sipas Haxhiut, kjo paraqet një sukses të madh për IML dhe Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane përmes harmonizimit të rregullave dhe procedurave mjeko ligjore me standardet evropiane.

“ECLM është organ zyrtar që bashkon shtetet evropiane në trajtimin e të gjitha parimeve shkencore, edukative dhe profesionale në Evropë”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Lajme
​Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria

​Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Begaj takon presidenten e Moldavisë, i kërkon që ta njoh Kosovën

Begaj takon presidenten e Moldavisë, i kërkon që ta njoh Kosovën

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Lajme
Kalo në kategori