LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Big Brother VIP zbatojnë provën e javës, Beniada dhe Einxhel marrin vëmendje duke bërë ‘twerk’

Banorët e Big Brother VIP zbatojnë provën e javës, Beniada dhe Einxhel marrin vëmendje duke bërë ‘twerk’
Foto: YouTube

Banorët e Big Brother VIP po vazhdojnë të përballen me sfida e prova të ndryshme.

Prova e kësaj jave e caktuar nga “Vëllai i Madh” kishte të bënte me vallëzim në çift, gjersa edhe në këtë nuk munguan të qeshurat dhe argëtimet në mes tyre.

Derisa është lëshuar një muzikë, modelja Beniada Nishani dhe prezantuesja Einxhel Shkira filluan të kërcenin e madje të bënin edhe ‘twerk’.


Beniada dhe Einxhel duke bërë ‘twerk’ (Foto: Instagram)

Kjo shkaktoi brohërima nga banorët e tjerë, derisa po darkonin bashkë jashtë e po bisedonin.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të BBV, reagimet kanë qenë të menjëhershme për veprimet e dy artisteve.

Bukuroshet siç shihet kanë një raport të afërt me njëra-tjetrën, përkundër se në këtë spektakël ka në mes edhe shumë polemika e grupacione.

Sidoqoftë, Beniada qëndron në shtëpinë më të famshme që nga fillimi teksa Einxhel ka pak ditë që i është bashkuar yjeve të tjerë.

Banorët duhet theksuar se do qëndrojnë deri në janar dhe garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Magazina
Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Magazina
Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Magazina
Jennifer Lopez nuk e harron Ben Affleck - fillon ‘hakmarrjen’ kundër tij me një mesazh delikat

Jennifer Lopez nuk e harron Ben Affleck - fillon ‘hakmarrjen’ kundër tij me një mesazh delikat

Magazina
“Vdes për ty”, dedikimi i veçantë i Lotina Hazirit për Mozzik

“Vdes për ty”, dedikimi i veçantë i Lotina Hazirit për Mozzik

Magazina
Kalo në kategori