LAJMI I FUNDIT:

Gjykata cakton një muaj paraburgimit pesë të dyshuarve për vrasjen në Gjilan

Gjykata cakton një muaj paraburgimit pesë të dyshuarve për vrasjen në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë pesë pandehurve V. H., E. N., R. I., A. S. dhe B. K.

Sipas komunikatës për medie, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 08.11.2021, rreth orës 20:40 minuta, në lagjen “Arbëria”, në Gjilan, afër shtëpisë së të ndjerit E. R., pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi në të holla në mes të pandehurve, të pandehurit me dashje, me veprim të drejtpërdrejt kanë privuar nga jeta tani të ndjerin E. R.


Arrestohet edhe i dyshuari i pestë për vrasjen në Gjilan
Lexo po ashtu Arrestohet edhe i dyshuari i pestë për vrasjen në Gjilan

“Të pandehurit të pajisur me dy lloje të armëve, të zjarrit të llojit “Zoraki” të kalibrit 9 mm dhe 7.65 mm, kanë shkrepur shtatë fishekë në drejtim të njëri tjetrit, ku nga shkëmbimi me armë ka mbetur i vdekur E. R., dhe plagë të rënda trupore me armë ka pësuar i pandehuri V. H. Me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me suksesshëm të procedurës penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori