LAJMI I FUNDIT:

Barcelona synon dy yjet e Chelseat me parametra zero

Barcelona synon dy yjet e Chelseat me parametra zero

Barcelona kërkon ta përforcojë ekipin për edicionin e ri dhe kryesisht janë duke shikuar lojtarë me parametra zero.

Gjendja e rëndë financiare që kanë katalunasit ka i pamundëson atyre shpenzime të mëdha për blerjen e futbollistëve.


Kësisoj drejtuesit e klubit po shikojnë opsione të futbollistëve që iu skadojnë kontratat në verë që t’i marrin si transferime të lira.

Gjiganti katalunas po shikon te Chelsea lojtarë për ta përforcuar skuadrën, pasi mbrojtësit si Antonio Rudiger, Thiago Silva, Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicueta kanë kontratë me blutë deri në fund të sezonit dhe deri tani nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin.

32-vjeçari spanjoll Cesar Azpilicueta dhe danezi Andreas Christensen kanë përfunduar në radarët e klubit katalan, që kërkon të përforcojë mbrojtjen me dy mbrojtësit, por pa shpenzuar asnjë para nga arkat tashmë të boshatisura.

Të dy lojtarët ende nuk kanë vazhduar kontratat me Chelsean dhe kanë gjasa të mira që të transferohen në Camp Nou për edicionin e ri.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona ka kontaktuar fillimisht agjentët e futbollistëve në fjalë për t’i pyetur rreth gjendjes së tyre.

Gjithsesi deri në verën e vitit të ardhshëm ka ende kohë dhe vlen të theksohet se që të dy lojtarët janë në bisedime edhe me Chelsean për vazhdimin e mundshëm të kontratës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori