Debati për gazsjellësin mbizotëroi javëve të fundit skenën politike në vend. Qeveria e Kosovës tha se kishte nevojë më shumë informata për këtë projekt që thotë se ka të bëjë me ndërtimin e infrastrukturës së gazsjellësit, ndërsa opozita kundërshtoi duke thënë se Kosova refuzoi projektin e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për investime në futjen e gazsjellësit amerikan në vendin tonë.
Në seancën e së hënës të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti duke folur rreth ndërtimit të infrastrukturës për gazin tha se për vendime të tilla që definojnë sektorin e energjisë për gjeneratat e ardhshme duhet kujdes dhe analizë të gjithave rrethanave.
Sipas tij, janë mbajtur rreth 10 takime dhe punëtori me MCC-në amerikane për të parë modalitetet për zbatimin e të njëjtit.
MCC thotë se në bazë të funksionimit të tyre, në këtë rast Kosovës i takon pronësia e udhëheqjes dhe përzgjedhjes zhvillimin dhe zbatimit të projekteve.
Zëvendësdrejtori për Komunikimi i MCC-së, Marc Rockwell – Pata për KosovaPress thotë se, kjo agjenci po pret të vazhdojë partneritetin me Qeverinë e Kosovës për të nxitur rritjen e qëndrueshme ekonomike.
“Në gurthemel të modelit të MCC është pronësia e vendit, që do të thotë se vendet partnere udhëheqin në përzgjedhjen, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të granteve. Përsosja e fushëveprimit të investimeve potenciale kompakte është një hap pozitiv drejt finalizimit dhe nënshkrimit të Marrëveshjes MCC-Kosovë. MCC mezi pret të vazhdojë partneritetin me Qeverinë e Kosovës, ndërsa punojmë për të zvogëluar varfërinë dhe nxitur rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike”, tha ai.
Partitë opozitare kanë kritikuar kryeministrin Kurti se duke refuzuar këtë projekt po lëkundin bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
SHBA-ja në buxhetin e ri të propozuar nga presidenti Joe Biden kishte marr vendim që t’i ndaj Kosovës rreth 200 milionë euro në kuadër të MCC-së. Në këtë fond, njëri nga projektet është ndërtimi i sektorit energjetik, përkatësisht ndërtimi i infrastrukturës së gazit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Apsurdi BSPK
Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'