LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma: Do të jem gjithmonë tifoz i Milanit, shkova te PSG për të luajtur

Donnarumma: Do të jem gjithmonë tifoz i Milanit, shkova te PSG për të luajtur
(Foto: Instagram/gigiodonna99)

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

Gianluigi Donnarumma ka thënë se është transferuar te Paris Saint-Germaini për të luajtur dhe ka treguar se bisedon shpesh me trajnerin e Milanit, Stefano Pioli, duke shtuar se do jetë gjithmonë tifoz i Rossonerëve.


Portieri italian po kthehet në San Siro me kombëtaren për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kombeve kundër Spanjës.

“Milani është një pjesë e rëndësishme e jetës time. Jam i emocionuar (për kthimin në San Siro)”.

(Foto: Instagram/gigiodonna99)

“Jam në Paris për të luajtur, është normale në fillim. Jam atje për të luajtur dhe jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë; nuk kam probleme sa i përket ekipit kombëtar. Po vazhdoj përpara rrugëtimin tim dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”.

Mancini: Donnarumma është portieri më i mirë në botë
Lexo po ashtu Mancini: Donnarumma është portieri më i mirë në botë

“Jam i kënaqur për situatën në të cilën gjendet Milani, unë do të jem gjithmonë një tifoz i Milanit. Jam i kënaqur për Piolin, flas shpesh me të”, ka theksuar 22-vjeçari në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori