LAJMI I FUNDIT:

UEFA ia tregon vendin futbollistit boshnjak që mban tatuazhin e një krimineli: Me atë në krah, nuk mund të luash në ndeshje evropiane

UEFA ia tregon vendin futbollistit boshnjak që mban tatuazhin e një krimineli: Me atë në krah, nuk mund të luash në ndeshje evropiane

Ognjen Vranjes është një futbollist serbo boshnjak, që i është treguar vendi nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

Vranjes ka vendosur ta bëjë dy vite më parë tatuazh në krah kriminelin Momcilo Cujic.


31-vjeçari për këtë tatuazh ishte përjashtuar edhe nga Përfaqësuesja e Bosnjës dy vite më parë, edhe pse ishte një futbollist titullar, por presioni i madh nga tifozët bëri që federata boshnjake e futbollit ta përjashtojë atë.

Aktualisht Vranjes luan në skuadrën greke AEK dhe tatuazhin që ka bërë kriminelin e Luftës së Dytë Botërore e ka në krahë, ku duket haptazi.

UEFA i ka dërguar një paralajmërim boshnjakut, se me atë tatuazh nuk mund të luaj në garat evropiane.

Cujic me grupet e tij çetnike kishte kryer maskara të mëdha në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë në fund të vitit 1942 dhe në fillim të vitit 1943.

Vendimi i UEFA-s është përshëndetur nga tifozët kroat dhe boshnjak, pasi të jesh futbollist si Vranjes dhe të përkrahësh një kriminel kjo më së paku ka të bëj me futbollin.

Vranjes nëse dëshiron të luaj ndeshje në garat evropiane, duhet të luaj me fanella me mëngë të gjata. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori