LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i Jurrien Timber në momentin vendimtar për Arsenalin

Rikthimi i Jurrien Timber në momentin vendimtar për Arsenalin

Jurrien Timber shpreson të kthehet në skuadrën e parë të Arsenalit për tre ndeshjet e fundit të sezonit.

22-vjeçari luajti dy ndeshjet e fundit për Arsenalin U21 javën e kaluar si mbrojtës i majtë, duke shënuar një gol të shkëlqyer pas tetë minutash kundër Blackburn.


Ai do të vlerësohet para udhëtimi në Bournemouth këtë fundjavë. Rikthimi i tij mund të zgjidhë potencialisht problemin e mbrojtësit të majtë për Topçinjtë.

Lëndimet e shumta te Arsenali, zbulohen datat e rikthimit në fushë
Lexo po ashtu Lëndimet e shumta te Arsenali, zbulohen datat e rikthimit në fushë

Timber u nënshkrua kryesisht për të ofruar konkurrencë për Ben White në krahun e djathtë, por ai tani duket i vendosur të luajë në krahun e kundërt.

Arsenali ka pasur vështirësi në krahun e majtë gjatë gjithë sezonit, me Jakub Kiwior, Oleksandr Zinchenko dhe Takehiro Tomiyasu të gjithë në ekip atje.

Timber pranoi javën e kaluar se po kërkon të rikthehet në mënyrë që të mund të ndihmojë Arsenalin në garën për titull.

Arsenali përpilon listën e ngushtë me katër lojtarë për të zëvendësuar Jurrien Timber
Lexo po ashtu Arsenali përpilon listën e ngushtë me katër lojtarë për të zëvendësuar Jurrien Timber

“Unë mezi pres të rikthehem. Djemtë më kanë dërguar mesazhe tashmë, kështu që do të jetë argëtuese”.

“Mendoj se po ecim shumë mirë. Dy javët e fundit kanë qenë të vështira, padyshim jashtë Ligës së Kampionëve, por ne jemi ende në  garën për titull, jemi ende atje”.

“Më vjen mirë që mund të jem pjesë e tij dhe le të shohim se çfarë mund të sjellin dy javët e fundit. Shpresoj për diçka të bukur”, tha Timber. /Telegrafi/