LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i Serbisë në Bruksel: Ende s’ka një marrëveshje rreth krizës në veri të Kosovës

Delegacioni i Serbisë në Bruksel: Ende s’ka një marrëveshje rreth krizës në veri të Kosovës

Kryenegociatori i Serbisë në bisedimet në Bruksel me Kosovën, Petar Petkoviq, ka përfunduar bisedimet dypalëshe me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, pak para orës 21:00, kanë shkruar mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Sipas mediave serbe, Petkoviq nuk dha deklarata për mediat dhe delegacioni i Beogradit në këto negociata nuk mund të konfirmonte nëse bisedimet në Bruksel do të vazhdojnë nesër.


Megjithatë, vënë në pah mediat serbe, më herët, delegacioni i Beogradit konfirmoi se asnjë marrëveshje me palën e Prishtinës nuk ishte arritur gjatë bisedimeve të sotme.

Takimi në Bruksel për targa, Bislimi: S’ka marrëveshje finale, pritet miratimi nga Serbia
Lexo po ashtu Takimi në Bruksel për targa, Bislimi: S’ka marrëveshje finale, pritet miratimi nga Serbia

Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, dhe Ambasada amerikane në Prishtinë, të cilët thanë se negociatat po vazhdojnë në mënyrë që të arrihet një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.

Ndërkohë kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ishte i pari që përfundoi bisedimet me ndërmjetësuesit e BE-së në Bruksel.

Sipas Bislimit, një draft marrëveshje e arritur me BE-në do të përfshijë aplikimin e “stikerave” të targave, tërheqjen e njësive speciale dhe barrikadave serbe, vendosjen e anëtarëve të KFOR -it në vendkalimet kufitare dhe formimin e një grupi pune për të adresuar çështjen e lëvizjes së lirë të automjeteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori