LAJMI I FUNDIT:

Albërie Hadërgjonaj nuk do të jetë pjesë e Big Brother VIP

Albërie Hadërgjonaj nuk do të jetë pjesë e Big Brother VIP
Foto: Albërie Hadërgjonaj/Instagram

Është bërë zyrtare tashmë që muajin tjetër do të fillojë spektakli i shumëpritur Big Brother VIP.

Personazhe të njohur do të futen në një shtëpi të vëzhguar nga telekamerat, ku do të luftojnë për çmimin e madh në fund të spektaklit, i cili është 100 mijë euro.


Një nga emrat e përfolur që mund të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri është edhe këngëtarja e njohur nga Deçani, Albërie Hadërgjonaj.

Foto: Albërie Hadërgjonaj/Instagram

Megjithatë përkundër aludimeve të shumta e raportimeve të medieve, artistja e mirënjohur mësohet se nuk do jetë pjesë e këtij formati.

Thuhet se ftesa për të qenë pjesë e programit i ka shkuar edhe këngëtarit tjetër të njohur, Robert Berisha, por që për shkak të angazhimeve nuk dihet se sa do të jetë në gjendje që ta pranojë.

Big Brother vjen për herë të parë në formatin VIP muajn e ardhshëm, nën drejtimin e moderatores ikonike të këtij programi, Arbana Osmani. /Telegrafi/

Foto: Arbana Osmani/Instagram