LAJMI I FUNDIT:

Problemet shëndetësore ia pamundësojnë Phil Collinsit që të luajë në bateri

Problemet shëndetësore ia pamundësojnë Phil Collinsit që të luajë në bateri
(Foto: Instagram/officialphilcollins)

Muzikanti britanik, Phil Collins, ka rrëfyer se si përkeqësimi i shëndetit ka ndikuar në aftësitë e tij për të performuar nëpër koncerte.

“Jam paksa i sfiduar fizikisht, gjë që është shumë frustruese, sepse do të më pëlqente që të luaja atje (në skenë)”, ka thënë Collins për BBC duke diskutuar lidhur me turneun rikthyes të grupit të tij “Genesis”.


Kur është pyetur se a është në gjendje akoma të luajë në bateri, 70-vjeçari është shprehur: “Mezi arrij ta mbaj një shkop (të baterive) me këtë dorë, prandaj janë disa gjëra fizike që më pengojnë”.

Më pas, Collins deklaroi se kishte besuar se ribashkimi i përmendur do të ishte i fundit për të në rrugë dhe në koncerte.

“Të gjithë jemi burra të të njëjtës moshë dhe mendoj se në një moment të caktuar duhet t’i japim fund. Mendoj, po, mendoj përgjithësisht për veten, nuk di nëse dua të shkoj më në turne”, ka theksuar muzikanti.

Collins, i cili njihet për stilin e veçantë të luajtjes në bateri dhe konsiderohet ndër muzikantët me më së shumti ndikim në gjeneratën e tij, ka pësuar një seri lëndimesh fizike përgjatë karrierës.

Para disa vitesh, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në shpinë, ndërsa ka problem nervor në krahun e majtë, si dhe ka pësuar fraktura të shumta në këmbë dhe në vitin 2017 e kishte lënduar kokën pas rrëzimit në Royal Albert Hall në Londër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori