LAJMI I FUNDIT:

Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme: Manchester City – Arsenal

Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme: Manchester City – Arsenal
Foto: Sky Sports

Manchester City dhe Arsenali do të takohen në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 13:30, do të luhet në stadiumin ‘Etihad’, me Citizens që janë favoritë në letër.

Për këtë sfidë, kampioni në fuqi nuk mund të llogarisë në Phil Foden, Kevind de Bruyne që janë të lënduar, derisa Benjamin Mendy është i arrestuar nën akuzat për dhunim.


Në anën tjetër, Thomas Partey. Eddie Nketiah, Gabriel Magalhaes dhe Hector Bellerin, Ben White janë lojtarët që do t’i mungojnë Arsenalit shkaku i lëndimeve, derisa Kieran Tierney e Bukayo Saka janë në dyshime.

Analizë

Manchester City

Ilkay Gudogan është rikuperuar nga një lëndim që e kishte në kraharor dhe pritet të luajë nga fillimi.

Foden në anën tjetër ende mbetet jashtë fushës, e njëjta gjë është edhe me De Bruynen që po ashtu vuan nga lëndimi.

Aymeric Laporte pritet që sërish të jetë nga fillimi, derisa John Stones po e merr formën nga pushimi që e kishte.

Gabriel Jesus impresionoi me paraqitjen ndaj Norwichit, mirëpo Raheem Sterling e Riyad Mahrez që të dy mund të startojnë.

Ciyt njoftoi të enjten se Benjam Mendy është i suspenduar për shkak të hetimeve nga policia britanike dhe aktualisht po qëndron në paraburgim.

Arsenal

Alexandre Laczette, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Martin Odegaard janë në dispozicion të Mikel Artetas dhe pritet të luajnë nga fillimi.

Emile Smith Rowe pritet të startojë në krah, pasi Odegaard do të luajë si një numër 10-të.

Nicolas Pepe pritet të jetë nga fillimi, pasi Bukayo Saka pësoi një lëndim ndaj West Bromit.

Arteta konfirmoi se Ben White do të jetë jashtë për këtë derbi shkau i një lëndimi, derisa Pablo Mari mund ta nis nga fillimi.

Kieran Tierney pritet po ashtu të luajë nga fillimi, derisa Aaron Ramsdale nuk do të jetë para Bernd Lenos në portë.

Statistika

Manchester City i ka fituar që të dy pjesët në nëntë nga 11 takimet e fundit ndaj Arsenalot.

Manchester City ka fituar 10 nga 11 takimet që i ka zhvilluar me Arsenalin në të gjitha garat.

Janë shënuar nën 2.5 gola në tetë nga nëntë takimet e fundit të Manchester Cityt në Ligën Premier.

Janë shënuar nën 2.5 gola në tre takimet e fundit të Arsenalit në Ligën Premier.

Parashikim:

Manchester City pritet ta fitojë takimin me tre gola diferencë.

Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson, Cancelo, Laporte, Dias, Walker, Gundogan, Rodri, Silva, Grealish, Mahrez, Sterling.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit:Leno, Soares, Chambers, Holding, Tierney, Xhaka, Lokonga, Rowe, Odegaard, Saka, Aubameyang. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër

Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër

Ndërkombëtare
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori