LAJMI I FUNDIT:

Drita dhe Llapi zhvillojnë kryendeshjen e ditës së shtunë, flasin Hamdi Namani dhe Arbnor Ramadani

Drita dhe Llapi zhvillojnë kryendeshjen e ditës së shtunë, flasin Hamdi Namani dhe Arbnor Ramadani

Xhiro e dytë në elitën e futbollit kosovar do të startojë ditën e shtunë me dy ndeshje që janë në program.

Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj dite do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Llapit.


Të dy skuadrat e kanë nisur këtë edicion me qëllime të qarta, që të fitojnë trofe dhe të garojnë përsëri në arenën evropiane.

Drita e nisi me fitore sezonin e ri, teksa para adhuruesve të vet mposhti Feronikelin me rezultat të ngushtë 2-1.

Në anën tjetër Llapi ka barazuar ndaj skuadrës së rikthyer në elitë, Ulpianës me rezultat 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Merdare.

Mesfushori i Dritës, Hamdi Namani ka thënë për Telegrafin se janë përgatitur maksimalisht për këtë takim, pasi e dinë se llapjanët kanë një skuadër cilësore.

“Ne si klub jemi përgatitur maksimalisht për sfidën e radhës që e luajmë ndaj Llapit”, tha fillimisht Namani.

“Llapi ka një skuadër shumë cilësore dhe qëllimi ynë është që të paraqitemi sa më mirë dhe natyrisht t’i ndalim tri pikët në shtëpi”, deklaroi Namani për Telegrafin.

Në anën tjetër, Telegrafi ka kontaktuar edhe me futbollistin kryesor të Llapit, Arbnor Ramadanin.

Mesfushori gjilanas i Llapit ka thënë se kanë bërë përgatitjet e nevojshme dhe shpresojnë të marrin një rezultat pozitiv.

“Ndaj Dritës do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi e dim se përballë kemi një skuadër të fortë”, tha Ramadani.

“Ne kemi bërë përgatitjet e nevojshme si para çdo takimi tjetër dhe shpresojmë që të rikthehemi me rezultat pozitiv që të vazhdojmë me ndeshjet e radhës”, tha Ramadani.

Takimi mes Dritës dhe Llapit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17:00 në qytetin e Gjilanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori