LAJMI I FUNDIT:

Camavinga vendos përfundimisht për mos ta vazhduar kontratën, Rennes e nxjerr në shitje

Camavinga vendos përfundimisht për mos ta vazhduar kontratën, Rennes e nxjerr në shitje

Eduardo Camavinga ka vendosur që mos ta vazhdoj kontratën me skuadrën franceze Stade Rennes.

Mesfushori i talentuar francez ka pasur prej disa javësh në tavolinë ofertën për rinovimin e kontratës, por ai e ka hedhur poshtë atë.


Camavinga ka vendosur të largohet nga Rennes për ta bërë hapin e madh në karrierë, derisa kjo ka alarmuar klubet e mëdha evropiane.

18-vjeçari ka kontratë me Rennes deri në verën e vitit të ardhshëm dhe klubi dëshiron ta shes tani që të fitojë nga largimi i tij.

Bayern Munich, Real Madrid, Arsenal dhe Manchester United janë skuadrat që janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar.

Rennes i ka caktuar çmimin e largimit dhe duan të fitojnë 35 milionë euro nga shitja e tij.

Reprezentuesi francez është prej dy vitesh pjesë e ekipit të parë të Rennes derisa llogaritet si njëri nga talentët më të mëdhenj në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori